
TIRANË- EncroChat dhe SkyEcc, dy aplikacione të njohura për komunikimin mes bandave kriminale në mbarë botën, u kompromentuan pas një operacioni të suksesshëm nga shërbimet informative franceze në vitin 2020.
Deri në atë kohë, këto aplikacione konsideroheshin të sigurta dhe të pamundura për t’u përgjuar, por autoritetet franceze arritën që të fitonin akses në to, duke zbuluar informacione të rëndësishme nga bisedat e kriminelëve që kanë çuar në hetime të shumta në mbarë globin.
Edhe pse aplikacionet “u çmontuan” nga autoritetet franceze, përdoruesit e këtyre aplikacioneve morën një mesazh paralajmërues në 13 qershor 2020, duke i informuar se bisedat e tyre nuk janë më të sigurta dhe se shteti ka marrë kontrollin e këtyre platformave.

Njoftimi për përdoruesit:
"Sot, domenet tona u sekuestruan ilegalisht nga subjektet qeveritare. Ata ripërcaktuan domenin tonë për të nisur një sulm për të kompromentuar njësitë e karbonit. Me domenin tonë nën kontroll, ata arritën të nisnin një fushatë malware kundër pajisjeve për të dobësuar sigurinë e tij. Për shkak të nivelit të sofistikuar të sulmit dhe kodit të malware, ne nuk mund të garantojmë më sigurinë e pajisjes suaj. Ne morëm masa të menjëhershme në rrjetin tonë duke çaktivizuar lidhjen për të luftuar sulmin. Këshillohet të fikin dhe ta hiqni fizikisht pajisjen menjëherë. Periudha e kompromisit ishte rreth 30 minuta dhe më e mira që mund të gjenim ishte rreth 50% e pajisjeve të karbonit në Evropë (për shkak të orarit të përditësuesve)."