Aktualitet

FOTOT/ Armë dhe drogë, si e pushtuan Europën Çopjat, “Shijaksi” që u mbyt në borxhe dhe korrieri që sillte miliona në rrugë

Në qendër të hetimeve ndodhen vëllezërit Ervis dhe Ardjan Çela, të cilët sipas prokurorisë, kishin ngritur një strukturë të organizuar për shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe qarkullimin e miliona eurove, me rrënjë në Amerikën Latine dhe shtrirje në disa vende të Europës, përfshirë edhe qytete të ndryshme në Shqipëri.

f.g
FOTOT/ Armë dhe drogë, si e pushtuan Europën Çopjat,
Pamjet e droges

TIRANE- "Zëri" ka siguruar pasazhe ekskluzive nga dosja më e fundit e SPAK, ku u godit një grup i dyshuar si ndër më aktivët në trafikun e drogës në Europë, përmes Amerikës Latine. Dokumentet hetimore zbulojnë aktivitetin e dyshuar të një rrjeti të sofistikuar, ku përfshihen biznesmenë dhe figura të njohura të botës së krimit.

Në qendër të hetimeve ndodhen vëllezërit Ervis dhe Ardjan Çela, të cilët sipas prokurorisë, kishin ngritur një strukturë të organizuar për shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe qarkullimin e miliona eurove, me rrënjë në Amerikën Latine dhe shtrirje në disa vende të Europës, përfshirë edhe qytete të ndryshme në Shqipëri.

Sipas përgjimeve të siguruara, Ervis Çela komunikon me vëllain e tij në Paraguai, duke e informuar se shtetasi Franc Gergely kishte dërguar në Shqipëri një shumë prej 1 milion euro, ndërsa kishte kredituar edhe 2 milion dollarë në sistemin e tyre të shpërndarjes.

Një tjetër emër që del në dosje është Fadil Balla, i njohur ndryshe si “Shijaksi”, i cili rezulton të ketë një borxh kolosal prej 7.373.000 euro ndaj klanit Çela, një shumë që dyshohet se lidhet me furnizime të mëparshme me drogë. Për shkak të këtij borxhi të pashlyer, Ervis Çela kishte vendosur të ndërpriste çdo lloj furnizimi me të.

"Më datë 15.10.2020, në orën 01:57:25 Ervis Çela komunikon me vëllain e tij që jeton në Paraguaj, Ardjan Çela, me të cilin kryen një bisedë e cila dyshohet se ka të bëjë me përfitimet financiare nga trafikimi i lëndëve narkotike.
Ervisi e vë në dijeni Ardjanin se shtetasi Franc Gergely do të dorëzojë në Shqipëri një shumë e cila dyshohet se është 1 milion euro.
Sipas Ervisit, Franci jo vetëm ka shlyer të gjitha detyrimet por ka kredituar një shumë prej 2 milion dollarë.

Ervisi gjithashtu e informon vëllain e tij në lidhje me shtetasin Fadil Balla, të cilit i referohet me emrin “Jul”, emri i mëparshëm i Fadil Ballës, se ky i fundit ka akumuluar një detyrim financiar shumë të lartë që arrin vlerën prej 7 milion e 373 mijë euro.
Kjo shumë dyshohet se lidhet drejtpërdrejt me trafikimin e lëndëve narkotike.
Nisur nga detyrimi financiar i Fadil Ballës, Ervisi është shumë pranë vendimit për të mos e furnizuar Fadilin me lëndë narkotike.

Gjatë bisedës, Ervisi pyet vëllain e tij nëse shuma prej 20 milionë e cila dyshohet të jetë në monedhën dollarë, është e mjaftueshme për t’u administruar në Paraguaj.
Biseda e përfituar midis vëllezërve Çela është si vijon:
“…FDCJ3T-…“VALKAN - 12 BC1 - 711259”- Me kismet fundiaves t’kaloj 1M shqipëri… I ka pagujt krejt ky… Ka 2M plus ktej… Po con dhe lekë në shqipëri… Po ato nos e nis… Ato janë te BTM po ja mor avash avash… Do ja mor…”

Hetimet zbulojnë edhe forma primitive, por efektive, të transportit fizik të parave. Në një bisedë tjetër, Albin Çela, një tjetër pjesëtar i familjes, i raporton Ervisit se një “shok” kishte sjellë 1.160.000 euro “në mes të rrugës” në Tiranë, të cilat më pas u transportuan në Peqin nga një person i identifikuar si Denis Daja, i dyshuar si korrieri besnik i rrjetit.

Ndërkohë, Franc Gergely, në një tjetër komunikim me Ervis Çelën, njofton se kishte dorëzuar 150.000 euro, dhe se në javën në vijim pritej të sillte edhe 1 deri në 1.2 milion euro të tjera.

"Në orën 10:39:46 Albin Çela komunikon me vëllain e tij Ervis Çela, të cilin e bën me dije se ka marrë një shumë të cilën ai e përshkruan si 1.160, shumë e cila dyshohet se është 1 milion e 160 mijë euro nga “shoku”, Qysh je sot… Solli 1.160 ky shoku… Ja kish dhonë me mes të rrugës… Ai çuni ne tr”.
Këtë shumë dyshohet se e ka transportuar nga Tirana në Peqin shtetasi Denis Daja.
Më tej, Ervis i përgjigjet vëllait të tij që këtë shumë të mos e shënojë si pagesë të shtetasit Taulant Balla, të cilit i referohet si “shijaksi”.

11.21.3. Në orën 11:03:36, Franc Gergely komunikon me Ervis Çelën, të cilit i shkruan: “Ça bane? Mëgjës… I, 1,160,000 € ka dorziu di sot… Java e vjen me kismet 1.1/1.2M tjera…”-thuhet në dosje.

Në fotot ekskluzive të siguruara nga ZËRI, shihen armë zjarri, si dhe një dërgesë e kapur ndaj këtij grupi. /ZERI

FOTOT/ Armë dhe drogë, si e pushtuan Europën Çopjat,

FOTOT/ Armë dhe drogë, si e pushtuan Europën Çopjat,FOTOT/ Armë dhe drogë, si e pushtuan Europën Çopjat,

 

Poll

MOS HUMB