
Dogana e Kapshticës
KAPSHTICË- Emigrantët shqiptarë po kthehen në Shqipëri për të kaluar festën e Pashkëve me familjen e tyre. Kthimi i tyre në vend ka shkaktuar fluks të lartë në pikën kufitare të Kapshticës. Sipas të dhënave zyrtare të 24 orëve të fundit në vend kanë hyrë 7,921 persona.
Sipas autoriteteve se fluksi ka nisur gjatë pasdites së të enjtes, ndërsa pritet që lëvizjet të mbeten të larta edhe gjatë ditës së sotme. Po ashtu, bëhet me dije se janë marrë masa nga të dyja palët për të shtuar numrin e sporteleve në varësi të fluksit./ZËRI
Poll