DURRËS- Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 10 kazanë mbetjesh dhe 3 makina të parkuara anës rrugës janë përfshirë nga flakët e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Enver Velja”, pranë shkollës 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë”.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka nisur fillimisht nga kazanët dhe më pas për shkak të erës, është përhapur drejt 3 automjeteve të parkuara anës rrugës.
Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Hetimet paraparke kanë ngritur dyshime se autori ka lëvizur nga rruga pranë shkollës, duke u drejtuar në rrugën “Mujo Ulqinaku”, ku më pas janë djegur edhe dy kazanë të tjerë.
Forcat zjarrëfikëse kanë mbërritur në vendngjarje për të bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e plotë të flakëve, ndërsa uniformat blu po punojnë për kapjen e autorit./ZËRI