Aktualitet

Magazina me ushqime të skaduara në Vorë/ Lihen të lirë 2 vëllezërit: Do asgjësoheshin kur të kishim lekë!

Vëllezërit Domi janë lënë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” më kërkesë të Prokurorisë, ndërsa në gjykatë ata kanë deklaruar se mallrat e gjetura nuk i kishin për hedhjen në treg, por për asgjësimin e tyre.

zh.ll
Magazina me ushqime të skaduara në Vorë/ Lihen të lirë
Magazina në Vlorë

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin nga qelia të dy vëllezërve Florenc Domi, 38 vjeç, administrator i magazinës si dhe Agim Domi, 58 vjeç, magazinier, të një ambienti në Vorë, ku u gjetën produkte supermarketi të sakduara. Vëllezërit Domi janë lënë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” me kërkesë të Prokurorisë, ndërsa në gjykatë ata kanë deklaruar se mallrat e gjetura nuk i kishin për hedhjen në treg, por për asgjësimin e tyre.

Kur produkteve u afrohet data e skadencës, marketet, supermarketet apo dyqanet që i tregtojnë ato, duhet të njoftojnë furnitorët me të cilët kanë marrëveshje, për t’i tërhequr. Pasi dalin nga raftet, furnitori do duhet t’i asgjësojë mallrat ushqimorë, një procedurë që sipas ligjit për ushqimin, kërkon edhe praninë e inspektorëve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Por prej katër vitesh asgjësimi i produkteve nuk kishte ndodhur. Administratori, Florenc Domi deklaroi se mallrat do të asgjësoheshin në momentin që do kishin kushtet financiare. 

"Kjo procedurë do të ndodhte sapo të krijoheshin kushtet financiare”, ka thënë Agim Domi sot para gjykatë.

Çfarë ndodhte në këtë magazinë?

Subjekti “Master AL”, me aktivitet import-eksport dhe tregtim të produkteve industriale dhe ushqimore, merrte produkte nga jashtë dhe furnizonte markete në Tiranë, Durrës e Elbasan. Por, në momentin që produkteve u afronte data e skandencës, i tërhiqte nga tregu, u falsifikonte datat e skandencës dhe më pas i shpërndante sërish në dyqane. 

Kujtojmë se dy vëllezërit u arrestuan dy ditë më parë në flagrancë, në magazinën e zbuluar në Vorë. Në total janë sekuestruar 716 koli me produkte ushqimore të përpunuara, të cilave u ishte kaluar afati i përdorimit që në muajin janar dhe shkurt 2025, por që u ishin vendosur data të reja skandece dhe po bëheshin gati për tu rihedhur në treg. Skifter Tagani rezulton të jetë edhe pronar i kompanisë ‘ANTER SHPK’, e cila prodhon biskota dhe çokollata./ZËRI/

Poll

MOS HUMB