
TIRANË-Gjykata e Posaçme ka lënë në burg kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn. Ndërkohë për biznesmenin Elman Abule është caktuar masa e sigurisë "arrest në shtëpi".
Veliaj nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme, ndryshe nga biznesmeni Abule. Avokati i kryebashkiakut të Tiranës kërkoi zëvendësimin e masës dhe ofroi garanci pasurore, por kërkesa nuk u pranua nga togat e zeza. Prokuroria e Posaçme ka paraqitur si argument të ri në seancë, faktin se apartamenti mbi shtëpinë e kryebashkiakut zotërohet në mënyrë të tërthortë nga çifti Xoxa-Veliaj.
Ndërkohë shtë caktuar data e zhvillimit të rekursit të kryebashkiaut të Tiranës, Erion Veliaj në Gjykatën e Lartë. Seanca ndaj kryebashkiakut, i cili kërkon lirinë do të zhvillohet më 8 Korrik në orën 12:00. Në të njëjtën datë do të zhvillohet edhe rekursi i biznesmenit Elman Abule, që ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe akuzohet për pastrim parash në dosjen e Erion Veliajt.
Veliaj, i cili prej muajit shkurt ndodhet në ambientet e paraburgimit të burgut të Durrësit kërkon ndryshimin e masës së sigurisë. Kryebashkiaku ka kërkuar një masë më të butë sigurie, duke ofruar dhe vënë në dispozicion garanci pasurore pa përcaktuar një shumë duke ia lënë në vlerësim gjykatës, por në seancën e kaluar, kjo nuk është pranuar nga Apeli i GJKKO.
Erion Veliaj u vendos në pranga më 10 Shkurt. Që prej asaj dite, Veliaj është mbajtur në qelinë e paraburgimit me kërkesë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi mbi të rëndojnë disa vepra penale. SPAK e akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash 'OJF'.
Kështu kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në 9 raste. Veliaj akuzohet se ka përfituar vila në Qerret, ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 890 mijë euro në blerje veshjesh dhe bizhush online. Veliaj është lënë në masën "arrest me burg", ndërsa Xoxa në "detyrim paraqitje", ndërsa për 6 biznesmenët që dyshohen se kanë bashkëpunuar me Veliajn janë lënë në "arrest shtëpie" dhe "detyrim paraqitje."/ZËRI