Aktualitet

Eni Vasili zgjidhet drejtoreshë e RTSH-së

Gazetarja u vendos në krye të RTSH, duke siguruar 7 votat e nevojshme. 

F.I
Eni Vasili zgjidhet drejtoreshë e RTSH-së
Eni Vasili

TIRANË-Gazetarja dhe moderatorja, Eni Vasili është zgjedhur drejtoreshë e Radio Televizionit Shqiptar. Gazetarja u vendos në krye të RTSH, duke siguruar 7 votat e nevojshme. 

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar u mblodh përsëri sot, pas një votimi pa rezultat ditë e djeshme, ku asnjë mes tre kandidaturave: Zoje Jakaj (Marashi), Eni Vasili dhe Ëngjëllush Musai nuk siguroi 7 vota ose ndryshe 3/5 e votave për t’u zgjedhur drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së.

Debati për garën e drejtuesit të ri të RTSH, nisi pas largimit të Alfred Pezës nga detyra. Për kreun e RTSH garuan: Harilla Koçi; Jetmir Shpuza; Enrik Mehmeti; Floriana Paskali; Eni Vasili; Ermal Hoxha; Aurora Polo; Kliton Rama; Flamur Buçрарај dhe Laureta Roshi. Por, 8 prej tyre u skualifikuan dhe në raundin e dytë kaluan vetëm dy: drejtuesja e komanduar Aurora Polo dhe Jetmir Shpuza.

Në garë u gjetën parregullsi, gjë që solli edhe reagimin e partive politike (PS dhe PD), ku kërkuan zgjedhje të drejta. Po ashtu, edhe ndërkombëtarët bënë thirrje për transparencë në këtë garë. Pas kësaj ndërhyri Kuvendi i Shqipërisë ku vendosi shkarkimin e Këshillit Drejtues të RTSH-së./ZËRI

Poll

MOS HUMB