FIER- Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë në Fier, pasi ushtronin prostitucion në një lokal në Mbrostar, ku tre prej tyre janë oragizatorë, dhe dy vajzat nga Uganda janë punonjëse seksi. Emrat e personave që kanë rënë në pranga janë Osjon Puka 29 vjeç, Klodjana Haskasa 24 vjeçe dhe Orkida Gajo 32 vjeç, ndërsa punonjëset e seksit janë Ruth Mutesi 24 vjeçe dhe Shaluëah Nalutaaya 22 vjeçe, të cilat thuhet se ishin punësuar fillimisht për të performuar në lokal.
Siç shihet dhe nga pamjet, gjatë kontrollit në lokal janë gjetur shuma parash në valuta të ndryshme të siguruara nga vepra penale që ushtonin. Gjithashtu është sekuestruar 1 automjet dhe 2 armë.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Prive”, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, pas një hetimi të kryer për rreth 7 muaj, në drejtimin e Prokurorisë.
Zbulohet një lokal në Mbrostar, ku ushtrohej prostitucion.
Arrestohen 5 shtetas, ndër to:
-3 organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale;
-2 shtetaset nga Uganda që ushtronin prostitucion.
Sekuestrohen shuma parash në valuta të ndryshme të përfituara nga kjo veprimtari, 2 armë të ftohta dhe 1 automjet.
Gjatë operacionit “Prive”, u arrestuan shtetasit O. P., 29 vjeç, banues në Fier, K. H., 24 vjeçe, banuese në Peqin, O. G., 32 vjeçe, banuese në Fier, R. M., 24 vjeçe, banuese në Uganda dhe Sh. N., 22 vjeçe, banuese në Uganda.
Nga hetimet ka rezultuar se në një lokal në Mbrostar, ku shtetaset nga Uganda ishin punësuar për të performuar kërcime, ato ushtronin dhe prostitucion. Organizatorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale janë 3 shtetasit shqiptarë, në rolet e rekrutuesve dhe administratorëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme./ZËRI