Aktualitet

EMRAT- Operacioni antidrogës në Kodrën e Diellit, zbardhet identiteti i të arrestuarve

Nga ky operacion u arrestuan 10 persona, mes tyre 3 të huaj nga Amerika Latine.

I.F
EMRAT- Operacioni antidrogës në Kodrën e Diellit, zbardhet
Pamje nga operacioni i policisë

TIRANË- Mbrëmjen e djeshme u zhvillua aksion antidroge nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe autoritetet e huaja. Operacioni u zgjerua në disa qytete të Shqipërisë, përveç Tiranës. Mësohet se u kryen kontrolle në Durrës, Vlorë dhe në disa zona të tjera. Nga ky operacion u arrestuan 10 persona, mes tyre 3 të huaj nga Amerika Latine.

Emrat e personave të arrestuar:

Geis Sejfullai 42 vjeç banues në Tiranë

Aldi Zonja 37 vjeç nga Tirana

Kajd Birçe 40 vjeç nga Tirana

Baki Huqi 57 vjeç nga Durrësi

Endi Sejdini 25 vjeç nga Kruja

Artion Çaushllari, 37 vjeç, nga Tirana

Ismail Abdurrahmani 51 vjeç nga Shkodra

Hiwlen Ledezma Narvaes nga Kolumbia

Joze Ramon Vasques nga Venezuela

Samuel Moreno nga Venezuela

Ndërsa SPAK bën me dije se janë sekuestruar 48 tonë (rreth 850 lëkurë gjedhi) ku dyshohet se fshihet lëndë narkotike, të importuara nga Amerika Latine në shtator dhe nëntor 2024.  6.1 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë; 36,270 euro, 357,046 lekë të reja dhe 57 milionë peso kolumbiane (afërsisht 12, 200 euro); 89.5 kg përzierës të ngurtë dhe 50 kg solucion të lëngshëm për përgatitjen e kokainës; Pajisje për ngritjen e laboratorëve, si presa, axheton, epruveta qelqi, preparate kimike, mikrovalë, qese paketimi, dhe llampa nxehtësie; 22 telefona celularë, 2 laptopë, 7 karta banke dhe 17 karta SIM; 3 automjete të markave të ndryshme dhe dokumente të tjera të rëndësishme.

Për këtë laborator kokaine ishte përshtatur një banesë në Qerekë, por ende nuk jepen të dhënat se sa është sasia e drogës së kapur kokainë, apo identiteti i të arrestuarëvë të tjerë, por ata janë sjellë në polici gjatë natës. Operacioni ende po vijon dhe pritet që SPAK dhe Policia e Shtetit të japin një deklaratë zyrtare gjatë orëve në vijim.

Dyshohet se pjesë të grupit kriminal ishte dhe një kimist, por ende nuk dihet roli i tij.

Po ashtu kontrolle janë ushtruar në Shkozet, Vorë, Kavajë dhe Qerekë. Hetimet janë nga SPAK dhe autoritetet spanjolle, ndërsa Policia e Shtetit ka pasur rolin e ekzekutimit të masave të sigurisë dhe kontrolleve. Grupi kriminal i ndryshonte vazhdimisht bazat e aktivitetit të paligjshëm, por ato kryesoret janë në Qerekë dhe Kodra e Diellit. /ZËRI

 

Poll

MOS HUMB