Aktualitet

Thirrjet raciste ndaj Kosovës, kombëtarja rumune falënderon tifozët: Shembull i unitetit dhe solidaritetit

Ndeshja u ndërpre pasi “Dardanët” braktisën fushën për shkak të thirrjeve raciste nga huliganët vendas.

I.F
Thirrjet raciste ndaj Kosovës, kombëtarja rumune falënderon
Ndeshja Kosovë- Rumani

BUKURESHT- Kombëtarja e Rumanisë përmes një deklaratë të postuar në rrjetet sociale ka falenderuar tifozët që ishin të pranishëm në stadium mbrëmjen e ndjeshme kundër ndeshjes me Kosovës. Ndeshja u ndërpre pasi “Dardanët” braktisën fushën për shkak të thirrjeve raciste nga huliganët vendas.

“Kombëtarja rumune në Futboll dëshiron t’i falënderojë ata që ishin prezentë për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe për sjelljen e tyre në ndeshjen me Kosovën, një ndeshje që do të mbetet në kujtesën e të gjithëve jo vetëm pse zgjati tri orë, por po ashtu si një shembull i unitetit dhe solidaritetit. Është për keqardhje gjesti i ekipit mysafir, që zgjodhi të largohej nga fusha pa pajtimin e gjyqtarit, refuzoi ta përfundonte ndeshjen në fushë në frymën e lojës së drejtë, që reflekton mungesë të respektit jo vetëm për futbollin, por edhe për ata si futbollistë profesionistë”, tha Kombëtarja e Rumanisë, shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Po ashtu, Kombëtarja rumune tha se falënderon tifozët për inkurajimin e dhënë dhe për mirëkuptimin e qëllimit të përbashkët në këtë ndeshje. Sipas kombëtares rumune, tifozët ia dolën aq sa mundën që të mos iu përgjigjeshin provokimeve që vinin nga mysafirët.

Ndërkaq, policia rumune tha se 13 tifozë u gjobitën pas ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës, teksa nëntë të tjerëve iu ndalua hyrja në stadiume për një vit. Autoritetet thanë se po vazhdojnë kontrollet për të identifikuar personat që shkelën ligjet, përkatësisht për përdorimin e lëndëve plasëse dhe dhunës gjatë garave sportive. 

Kapiteni i kombëtarës së Kosovës Amir Rrahmani vendosi të ndërpresë përfundimisht sfidën. Ndërsa përsa i përket vendimit për të ndërprerë ndeshjen, Rrahmani tha se të gjithë duhet të dinë se Kosova është Kosovë ose është Shqipëri. Ai tha se edhe pse ata iu kërkuan arbitrit të merrte masa, ai nuk i dëgjoi dhe për këtë arsye ata e ndaluan lojën. Në minutën e 93-të Rrahmani u përfshi në një sherr me një nga lojtarët rumunë, arsyeja ende nuk është bërë e ditur, por kjo zgjoi edhe më keq reagimin e tifozëve vendas, të cilët filluan të gjithë të bënin thirrje raciste. Megjithatë në momentin e tërheqjes së “Dardanëve” nga fusha e blertë, Mërgim Vojvoda iu përgjigj thirrjeve raciste të huliganëve rumunaë duke u bërë shqiponjën e flamurit kuqezi. UEFA kishte paralajmëruar Fedetarën Rumune që do të përballej me pasoja nëse tifozët, të cilët kanë bërë edhe më parë thirrje raciste, do të përsëritnin këto sjellje. Në një deklaratë zyrtare FFK tha se ka përgatitur dosjen që do t’ia dorëzojë UEFA-s ku dhe bëri thirrje të merren masa /ZËRI

Poll

MOS HUMB