Aktualitet

I dënuar me 10 vite burg për tentativë vrasje, arrestohet 58-vjeçari

Bëhet fjalë për Luan Taragjini, i cili në vitin 2017 në fshatin Lenie ka tentuar të vrasë me armë gjahu një person.

I.F
I dënuar me 10 vite burg për tentativë vrasje, arrestohet
FOTO ILUSTRUESE

ELBASAN- Një 58-vjeçar i shpallur në kërkim për “vrasje me dashje” është arrestuar nga policia në Tiranë. Bëhet fjalë për Luan Taragjini, i cili në vitin 2017 në fshatin Lenie ka tentuar të vrasë me armë gjahu një person.

Gjykata e Apelit të Tiranës, më 21 tetor e ka dënuar atë me 10 vite burg për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.

Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. /ZËRI

Poll

MOS HUMB