Aktualitet

EMRAT-Me armë në motor gati për të kryer vrasje, kush janë 3 të arrestuarit, dyshime se u përfshinë në atentatin e ‘Tanit të Rruzhdiut’

Konkretisht blutë njoftojnë se Kristian Ymeri (Shkambi), 34 vjeç dhe Vinçesk Piroli, 38 vjeç të armatosur dhe me skafandra, lëviznin me një motomjet të vjedhur në Suedi, në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”, për të kryer krimin.

F.I

EMRAT-Me armë në motor gati për të kryer vrasje, kush

LEZHË-Elden Tarja, Kristian Ymeri(Shkambi) dhe Vinçesk Piroli, janë tre personat e arrestuar të cilët ishin nisur për të kryer vrasje. Të tre rezultojnë persona me precedentë të shumtë penalë për krime kundër personit, brenda dhe jashtë shtetit. 

Policia arriti të parandalonte vrasjen, ku pasi i mbajtën prej ditësh nën vëzhgim, zbuluan intinerarin e tyre. Konkretisht blutë njoftojnë se Kristian Ymeri (Shkambi), 34 vjeç dhe Vinçesk Piroli, 38 vjeç të armatosur dhe me skafandra, lëviznin me një motomjet të vjedhur në Suedi, në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”, për të kryer krimin.

Ndërkohë personi i tretë, Elden Tarja, 25 vjeç ishte vendosur me një automjet në zonën ku kishin planifikuar të kryenin vrasjen, për të ndihmuar ekzekutorët të largoheshin nga vendi ingjarjes.

Pas vëzhgimit dhe krehjes së zonave ku dyshohej se kishte lëvizur motori, në Lezhë dhe në drejtim të Shkodrës, në segmentin rrugor “Gjadër-Barbullush”, u ndalua automjeti tip “Volkswagen”, në të cilin ndodhej Kristian Ymeri(Shkambi) dhe Vinçesk Piroli, me drejtues Elden Tarjan. 

Gjatë kontrollit fizik, të motomjetit dhe në banesën e Tarjas dhe përreth saj, u gjetën 3 armë zjarri (pistoleta), me krehra dhe fishekë, municion luftarak, motomjeti i dyshuar i përdorur për të të kryer vrasjen. Policia ka dyshime se të arrestuarit mund të jenë të përfshirë edhe në atentatin e ndodhur në Sarandë mëngjesin e 20 shtatorit, ku u ekzekutua Artan Myrtaj./ZËRI

Poll

MOS HUMB