
TIRANË- 5 muaj nga dorëheqja e Alfred Pezës, Radio Televizioni Shqiptar ende nuk e ka një drejtues. Që nga largimi i Pezës, drejtoreshë e komanduar e Radio Televizionit Shqiptar u vendos Aurora Polo, por mesa duket kjo e fundit nuk do të qëndrojë gjatë në postin e të parës së televizionit shtetëror. Tashmë, RTSH ka hapur garën për kandidatët që duan të konkurrojnë për postin drejtues dhe në media kanë nisur që të qarkullojnë emrat e parë.
-
Aurora Polo komandohet në krye të RTSH-së pas ikjes së Alfred Pezës
26 Shtator, 19:24
Lista përmban emra gazetarësh dhe moderatorësh në media, disa shumë të njohur për publikun, të tjerë më pak se të tjerët. Përveç Jetir Shpuzës, i cili e ka konfirmuar vetë se do të garojë për postin e kreut të RTSH-së, nga të tjerët nuk ka asnjë reagim apo konfirmim.Të paktën ende jo.
LISTA ME EMRAT:
1 – Kliton Rama
Regjisor, producent dhe aktualisht drejtor fotografie në Radio Televizionin Shqiptar
2 – Laureta Roshi
Laureta Roshi e ka filluar karrierën në gazetari në vitin 1993 dhe mbulon prej tre dekadash çështjet sociale, politike si dhe zhvillimet lokale në qytetin e Fierit.
3 – Jetmir Shpuza
Jetmir Shpuza mban detyrën e drejtorit të RTSH Shkodra apo siç njihet tradicionalisht Radio Shkodra. Ai e ka konfirmuar edhe vetë pjesëmarrjen në garë.
"Suksesi nuk është final, dështimi nuk është fatal: guximi për të vazhduar është ajo që ka rëndësi”. Me inspirimin që të jep kjo thënie e legjendarit ëinston Churchill kam vendosur të jem pjesë e rëndësishme e garës për postin vakant të drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së. -I bindur se përfaqësoj vullnetin e mbi 90% të punonjësve të RTSH-së,atyre që punën e kanë parim të përditshëm; -I mbështetur mbi profesionalizmin, përkushtimin dhe dëshirën për ta parë institucionin konkurues dhe dinjitoz; -I pushtuar nga pasioni për një gazetari sa më bashkëkohore dhe teknologji e inovacion në shkallë sa më të lartë; I motivuar për të nxitur arritjet më të mëdha në prodhimin e veprave artistike të çdo lloji: Shpall ambicien time për të qenë drejtuesi i këtij institucioni të respektuar! Kjo nuk është thjesht një sfidë të nderuar miq të RTSH-së! Po përpiqem të jem zëri juaj për një të nesërme më të mirë për Radiotelevizionin Shqiptar! Mendoj se kam energjinë, dëshirën, profesionalizmin, të kombinuara me përvojën administrative për të çuar përpara RTSH-në! Marka ime, kredoja ime është “Radiotelevizioni Publik Shqiptar”, nuk kam luajtur kurrë për ndonjë televizion tjetër, nuk përfaqësoj asnjë marrëdhënie klienteliste të kujtdoqoftë! Mendoj për ushtrinë prej qindra profesionistësh: gazetarë, regjisorë, operatorë, artistë, instrumentistë, grafistë, teknikë, montazhierë, arkivistë, skenografë, redaktorë, prodhues programesh, specialistë IT, financierë, juristë, punonjës adminstrate, punonjës prapavije e shërbimi… Të gjithë bashkë mund të bëjmë shumë për ta çuar RTSH-në aty ku i takon. Projekti im i plotëson të gjitha. Ju ftoj t’i bashkoheni këtij projekti!,"-ka ndarë ai me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
4 – Ermal Hoxha
Ka mbajtur postin e drejtorit të prodhimit
5 – Floriana Paskali
Anëtare e Këshillit Drejtues të Radio-Televizionit Publik Shqiptar (KDRTSH)
6 – Flamur Buçpapaj
Shkrimtar
7 – Harilla Koçi
Moderator
8 – Enrik Mehmeti
Gazetar prej vitit 2005,g jithashtu prej vitit 2015 edhe gazetar i RAI për Shqipërinë. Aktualisht raporton për zhvillimet lokale në qytetin e Vlorës.
9 – Eni Vasili
Gazetare, shkrimtare, ish-reportere e lajmeve dhe drejtuese e emisionit “Open”.
10 – Aurora Polo (drejtuesja e komanduar)
Polo ka qenë më parë drejtuese e Albafilm, dhe zëvendësdrejtore e përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar.
Por si zgjidhet kreu i televizionit publik?
Pasi lista është dorëzuar, Këshilli Drejtues i RTSH zhvillon dëgjesat me kandidatët e kualifikuar me votim të fshehtë nga anëtarët e Këshillit Drejtues. Në këtë fazë të dytë, sipas ligjit të gjithë "të përzgjdhurit" kanë 15 minuta kohë secili për të shpalosur platformën e tyre para Këshillit Drejtues. Gjithashtu secili nga kandidatët do t’u përgjigjet pyetjeve të anëtarëve. Pas dëgjesës së kandidatëve anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH do të zhvillojnë sërish votim të fshehtë për të zgjedhur më pas drejtuesin e ri të Përgjithshëm të RTSH-së.
Nëse në tre raundet e para, nuk arrihet zgjedhja e tij me shumicë absolute, në raundin e katërt, ai mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë. Në rastet kur as kjo nuk arrihet, atëherë Këshilli Drejtues i RTSH-së do të duhet të shpërndahet, një formulë kjo që përdoret edhe me Parlamentin kur nuk arrin të zgjedhë dot Presidentin. /ZËRI