Aktualitet

GJKKO e dënoi me 2 vite burg/ Ish-kryebashkiakja Rajmonda Balilaj “vuan" dënimin në plazhet e Meksikës

Ish-kryebashkiakja ka ndarë në rrjetet sociale momente nga pushimet e saj me familjen në Meksikë. 

F.I
GJKKO e dënoi me 2 vite burg/ Ish-kryebashkiakja Rajmonda Balilaj
Rajmonda Balilaj

TIRANË-Ish-kryetarja e Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj, është "arratisur" drejt plazheve të Meksikës, pasi u dënua nga GJKKO me 2 vite burg për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Balilaj është dënuar përfundimisht me 2 vjet e 8 muaj shërbim prove. 

Vetëm pak ditë nga vendimi i GJKKO, ish-kryebashkiakja duket se nuk është shqetësuar dhe ka ndarë në rrjetet sociale momente nga pushimet e saj me familjen në Meksikë. 

GJKKO e dënoi me 2 vite burg/ Ish-kryebashkiakja Rajmonda Balilaj
Rajmonda Balilaj në Meksikë
GJKKO e dënoi me 2 vite burg/ Ish-kryebashkiakja Rajmonda Balilaj
Rajmonda Balilaj në Meksikë
GJKKO e dënoi me 2 vite burg/ Ish-kryebashkiakja Rajmonda Balilaj
Rajmonda Balilaj në Meksikë
GJKKO e dënoi me 2 vite burg/ Ish-kryebashkiakja Rajmonda Balilaj
Rajmonda Balilaj në Meksikë

Gjatë hetimit SPAK ka konstatuar se Bilalaj dhe varësit të saj; Anisa Petani, ish nënkryetare, Shkëlqim Beqiraj, ish-sekretar i Përgjithshëm, Enirjada Rizaj, ish anëtare e komisionit të ofertave, Vangjel Nushi, ish drejtor i Punëve Publike në Patos dhe Arben Manoku, inxhinier kanë falisfikuar dokumentet dhe në bashkëpunim kanë shkelur barazinë për dy tenderat që konsistonin në ngritjen e mureve në rrugën Dukas-Breg dhe në rrugën e fshatit Rruzhdie.

Nga hetimi u provua se, e ish kryetarja ka paracaktuar fituesin “Genti 001”, i cili është shpallur fitues që nga viti 2019, kur ky subjekt është regjistruar për herë të parë në QKB, deri në vitin 2022, pra për tre vjet, në 32 procedura të organizuara nga Bashkia Patos. Në rastin e dytë kemi të bëjmë me hetimin e procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtim emergjent i murit mbajtës në trupin e rrugës në fshatin Ruzhdie, si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme”, me Autoritet Kontraktor Bashkia Patos, në vlerën 8,634,380.435 lekë./ZËRI

Poll

MOS HUMB