Aktualitet

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia merret i pandehur nga SPAK

Kjo është hera e dytë që demokrati shkon në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

k.m.
Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia merret i pandehur nga SPAK
Bardh Spahia dhe Mark Molla

TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia është marrë i pandehur nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar për akuzën "pengimi i ekzekutimit të vendimeve gjyqësore." Spahia është kallëzuar nga Mark Molla, ish-drejtuesi i Ujësjellës Kanalizime në Shkodër. Ky i fundit pretendonte se Spahia e kishte shkarkuar nga detyra në mënyrë të padrejtë në vitin 2022.

Gjatë marrjes në pyetje, mësohet se Bardhi ka pretenduar se ka zbatuar vetëm ligjin duke shtuar se tashmë kjo është një çështje që mund të ndiqet administrativisht.

Megjithatë, nga ana e SPAK, ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar. Po ashtu, edhe nga ana e tij, Spahia nuk ka dhënë asnjë shpjegim për mediat në lidhje me këto akuza dhe nuk ka komentuar publikisht mbi çështjen. Herën e fundit që ishte në SPAK, Spahia tha se po shkonte në SPAK për të dhënë sqarime, por sqaroi se nuk kishte lidhje me krimin. 

Spahia ka mbajtur detyrën e kryebashkiakut të Shkodrës nga viti 2022 deri në vitin 2023. Molla pretendon se ish-kryebashkiaku demokrate shkarkoi në vitin 2022 dhe vendosi drejtor një anëtar të FRPD-së. Ish-drejtori e denoncoi për shkarkim në shkelje të ligjit dhe gjykata e riktheu në detyrë, vendim të cilin Bardh Spahia nuk e zbatoi./ZËRI

Poll

MOS HUMB