Aktualitet

Përsëritet tragjedia e Burrelit! Shembet kanali gjatë punimeve në Gramsh, 2 të vdekur, po kërkohen trupat

Dy punëtorë, Abas Basha dhe Egzon Lleshi janë zënë nga dheu në momentin e shembjes së kanalit dhe kanë humbur jetën.

I.F
Përsëritet tragjedia e Burrelit! Shembet kanali gjatë punimeve
Pamje nga vendi i ngjarjes

GRAMSH- Përsëritet tragjedia e Burrelit! Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Poroçan në Gramsh, ku një masiv dheu është shembur në afërsi të një hidrocentrali në ndërtim, pranë kanalit që dërgon ujin në TEC. Si pasojë e incidentit, dy punëtorë, Abas Basha dhe Egzon Lleshi janë zënë nga dheu në momentin e shembjes së kanalit dhe kanë humbur jetën. Aktualisht, shërbimet e emergjencës dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e tyre.

Mjetet e kanë të vështirë të ngjiten në vendngjarje ndaj ka qenë e vështirë dhënia e ndihmës së parë. Por sapo ekipi mjekësor mbërriti në vendngjarje i konfirmoi të dyja viktimat. 

Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe për të dokumentuar ligjërisht këtë ngjarje të rëndë, që vjen vetëm pak ditë pas një tjetër aksidenti fatal në Klos, ku një 29-vjeçar humbi jetën nga shembja e një masivi kromi. Paraprakisht, mendohet se kanali ku kanë qenë duke bërë punime ka pësuar çarje duke bërë rrëshqitje masive të dheut. 

Vetëm pak ditë më parë një rast tragjik i ngjashëm ndodhi në Klos, ku si pasojë e shembjes së masivit të kromit humbi jetën 29-vjeçari Ardit Beshiri. Pas një javë kërkimesh, trupi i tij u gjet ditën e djeshme./ZËRI

ZERI POLL

Ku do t'i kaloni pushimet për këtë verë?

  • Në Shqipëri
  • Do udhëtoj jashtë vendit
  • Jam i/e pavendosur
  • Nuk do të bëj fare pushime

MOS HUMB