Aktualitet

E rëndë në Tiranë/ Mbytet nga ushqimi në lokal, ndërron jetë 53-vjeçarja në kryeqytet, dyshohet se...

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në kryeqytet, ku sipas të dhënave paraprake, dyshohet se 53-vjeçarja është mbytur nga ushqimi që po konsumonte.

zh.ll
E rëndë në Tiranë/ Mbytet nga ushqimi në lokal,
foto ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku raportohet se ka humbur jetën një 53-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në kryeqytet, ku sipas të dhënave paraprake, dyshohet se 53-vjeçarja është mbytur nga ushqimi që po konsumonte.

Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se shkak është bërë bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes gjatë konsumimit të ushqimit, ndërsa po punohet për përcaktimin e plotë të shkakut dhe dokumentimin e rrethanave të rastit. 

"Shtetasja G. D., 53 vjeçe, ka humbur jetën në një lokal në rrugën “Xhanfize Keko”, dyshohet për shkak të bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes gjatë konsumimit të ushqimit. Po punohet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin e rrethanave të rastit," thuhet në njoftimin e policisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB