Aktualitet

E pushuan nga puna se kërkoi pagën e saj, 40-vjeçarja kërcënon të hidhet nga vinçi në Berat

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në zonë, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës për të negociuar me 40-vjeçaren dhe për të parandaluar vetëvrasjen.

l,k
E pushuan nga puna se kërkoi pagën e saj, 40-vjeçarja
Elona Bregu

BERAT- Një 40-vjeçare nga Kuçova ka hipur në majë të një vinçi në zonën e ish-Uzinës në Berat, duke kërcënuar se do t’i japë fund jetës. Sipas informacioneve paraprake, gruaja pretendon se është pushuar nga puna në një kompani pastrimi dhe se prej dy muajsh nuk ka marrë pagën. Bëhet fjalë për Elonën Bregu, e cila kishte protestuar së bashku me dy kolege të tjera për mosmarrjen e rrogave. Pas protestës, ato janë njoftuar se janë pushuar nga nga puna. Lajmin e ka konfirmuar dhe njëra nga koleget e Elonës, e cila shprehet se u hoqën nga puna se kërkuan rrogën e tyre.

“Nuk na kanë dhënë rrogën dhe na hoqën nga puna. Ne të tre që ishim në bashki, na hoqën. Na e prenë shkurt; ju hoqëm nga puna se shkuam në bashki. Ne në bashki nuk kemi sharë njeri. Para 4 muajve hoqën dhe 4 të tjerë. Ne në bashki nuk kemi sharë dhe as kemi qëlluar me gurë, kemi kërkuar vetëm rrogat tona. I thamë; çfarë po bëhet me rrogat tona”,- tha punonjësja e pastrimit

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në zonë, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës për të negociuar me 40-vjeçaren dhe për të parandaluar vetëvrasjen. Pas disa minutash përpjekje policia ka arritur të neutralizojë situatën dhe 40-vjeçarja është ulur nga lartësia e vinçit. Më pas vetë ajo ka folur për mediat duke u shprehur: “Më hoqën nga puna sepse kërkova rrogat. Kishim 2 muaj e gjysmë pa i marrë. Nuk e di si do zgjidhet ky problem, ja të shkojmë te kryetari i bashkisë, të mos përsëritet më”.

Çështja është denoncuar edhe nga deputeti Lefter Maliqi, i cili ka akuzuar kompaninë “Viola Green”, e cila është nën administrimin e Sherif Kapllanit për shkelje dhe i ka bërë thirrje SPAK-ut që të nisë hetimet për rastin./ZËRI

Poll

MOS HUMB