
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Etleva Kondit për heqjen e masës “arrest shtëpie”. Kondi ka qënë anëtare e Komisionit për inceneratorëve dhe u arrestua në 9 prill 2022 pasi akuzohet për “shpërdorim detyre”, kryer në bashkëpunim lidhur me aferën e inceneratorëve.
Disa javë më parë ajo kishtë kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë, por kërkesa e saj u rrëzua nga GJKKO.
“U vendos rrëzimi i kërkesës së kërkueses Etleva Kondi, me nr. 593 regj., datë 21.10.2024, me objekt zëvëndësimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, si një kërkesë e pabazuar në ligj dhe prova”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Masa e sigurisë ndaj saj u mor kur ajo ndodhej në Itali, por u arrestua nga Policia në Rinas pak javë më vonë. Kondi u dërgua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe më pas u shoqërua nga Policia për në banesën e saj pasi ishte dënuar me arrest shtëpiak/ ZËRI