
TIRANË- Rexhep Ramazan Rapi ose i njohur ndryshe si "Kep Arapi" është dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Posaçme pasi akuzohet se organizoi një atentat ndaj Xhevdet Plakut. Bashkë më të është dënuar me 4.8 vite burg edhe Dedan Gjoni, i cili ka mbajtur postin e shefit të Krimeve në Komisariatin nr.6. Ky i fundit dyshohet se nxorri në pritë Plakun për ta ekzekutuar.
Po me 4.8 vite u dënuan edhe Algert Rapi dhe Dejvi Gjermëni. Të katërt të pandehurit kanë zgjedhur të presin vendimin me gjykim të shkurtuar, që do të thotë se nga dënimi, do t'u ulet 1/3 e kohës së caktuar nga togat e zeza të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
VENDIMI:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të procedimit penal Nr. 19/1, të vitit 2024, me të pandehur Rexhep Rapi (alias Kep Arapi), Algert Rapi, Dedan Gjoni dhe Dejvi Gjermëni (alias Elton Gjermëni, alias Elton Gjërmëni, alias Sako Gjermëni)”. 2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flora Hajredinaj dhe Rudina Palloj, me vendimin Nr. 62, datë 21.10.2024 vendosi: 1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Rexhep Ramazan Rapi (alias Kep Arapi), për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xh.P, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 80 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim. 2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Rexhep Ramazan Rapi (alias Kep Arapi) për kryerjen e veprës penale “"Grupi i strukturuar kriminal" parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim. 3. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Rexhep Ramazan Rapi (alias Kep Arapi), dënohet me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim. 4. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Rexhep Ramazan Rapi (alias Kep Arapi), i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vjet burgim. 5. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Rexhep Ramazan Rapi (alias Kep Arapi) në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”. 6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Algert Hamdi Rapi, për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xh.P, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 80 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim. 7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Algert Hamdi Rapi për kryerjen e veprës penale "Grupi i strukturuar kriminal" parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim. 8. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Algert Hamdi Rapi, dënohet me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vjet burgim. 9. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Algert Hamdi Rapi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim. 10. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Algert Hamdi Rapi në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”. 11. Deklarimin fajtor të të pandehurit Dedan Ndue Gjoni, për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xh.P, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 80 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim. 12. Deklarimin fajtor të të pandehurit Dedan Ndue Gjoni, për kryerjen e veprës penale “"Grupi i strukturuar kriminal" parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim. 13. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Dedan Ndue Gjoni, dënohet me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vjet burgim. 14. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Dedan Ndue Gjoni, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim. 15. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Dedan Ndue Gjoni, në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”. 16. Deklarimin fajtor të të pandehurit Dejvi Llazi Gjermëni, (alias Elton Gjermëni alias Elton Gjërmëni alias Sako Gjermëni), për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xh.P, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 80 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim. 17. Deklarimin fajtor të të pandehurit Dejvi Llazi Gjermëni për kryerjen e veprës penale “"Grupi i strukturuar kriminal" parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim. 18. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Dejvi Llazi Gjermëni, dënohet me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vjet burgim.Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Dejvi Llazi Gjermëni, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim. 20. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Dejvi Llazi Gjermëni në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”. 21. Shpenzimet proceduriale të bëra gjatë hetimeve paraprake dhe ato gjyqësore i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare. 22. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brënda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
Në 2023, Prokuroria e Posaçme zbuloi se plani për të vrarë ‘kapon’ e grupit të drogës, Xhevdet Plaku, ishte planifikuar të realizohej më 17 shtator 2019 në Durrës. Në shtator të vitit 2023 SPAK i kërkoi gjykatës masën e sigurimit “arrest në burg”, për të akuzuarit të cilët ishin edhe punonjës policie në qytetin e Durrësit./ ZËRI