Aktualitet

Naureda Llagamit i përfundoi mandati, Ilir Rusi zgjidhet në krye të Këshillit të Lartë Gjyqësor

Pas përfundimit të madatit, ajo do të zëvëndësohet nga Rusi, që më herët ka qënë zv.kryetar i KLGJ-së.

k.m.
Naureda Llagamit i përfundoi mandati, Ilir Rusi zgjidhet në krye
Naureda Llagami dhe Ilir Rusi

TIRANË- Ilir Rusi është zgjedhur kryetar i ri i Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ). Ai do të marr vendin e Naureda Llagamit e cila më parë ishte në krye të KLGJ-së. Pas përfundimit të madatit, ajo do të zëvëndësohet nga Rusi, që më herët ka qënë zv.kryetar i KLGJ-së. Me përfundimin e mandatit edhe si anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Llagami është zëvendësuar nga Violanda Theodhori, e cila u zgjodh nga Kuvendi i Shqipërisë, si përfaqësuese e shoqërisë civile. Në mbledhjen e sotme Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi zgjedhjen me shumicë votash të anëtares Yllka Rupa, në funksionin e zëvendëskryetares të Këshillit të Lartë Gjyqësor, pasi ky pozicion ishte bosh me zgjedhjen e Ilir Rusit kryetar.

“Këshilli deklaroi mbarimin e mandatit dhe përfundimin e qëndrimit në detyrë të anëtares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami dhe zëvendësimin e saj me anëtaren më të re, znj. Violanda Theodhori, e zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë si përfaqësuese e shoqërisë civile. Duke qenë se znj. Llagami mbante funksionin e kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, me përfundimin e mandatit të saj, Këshilli në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore në fuqi vendosi zgjedhjen e z. Ilir Rusi, Kryetar të Këshillit të Lartë Gjyqësor,”- njoftoi sot KLGJ.

Ilir Rusi është kryetar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, i zgjedhur si anëtar nga rradhët e pedagogëve të Fakultetit të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës. Ai zotëron titullin “Profesor i Asociuar” dhe është diplomuar për gradën shkencore “Doktor” në të Drejtën Civile nga Universiteti i Tiranës. Përvoja e tij e profesionale përfshinë detyra dhe emërime të ndryshme ndër vite, si: Dekan i Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë, zv. Dekan në po të njëjtin Fakultet, Pedagog në Departamentin e të Drejtës Civile./ ZËRI

Poll

MOS HUMB