
ELBASAN-Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit janë duke ushtruar kontrolle të imtësishme në zyrat qëndrore të një biznesi të madh në Elbasan në fushën e ndërtimeve dhe jo vetëm. Kompania e kontrolluar dyshohet se ka përfituar tendera të shumtë, disa prej të cilëve të dyshuar në mënyrë të paligjshme nga bashkitë e Qarkut të Elbasanit.
Policia ka ushtruar kontrolle edhe në banesën e Luan Tabakut, drejtorit të Ujësjellësit të Elbasanit.
Gjatë kontrolleve mësohet se me urdhër të prokurorit, agjentët kanë sekuestruar dosje, kompjutera dhe aparate celularë të biznesit. Ende nuk bëhet i ditur emri i kompanisë, apo personit që e ka në pronësi, ndërsa pritet një njoftimi zyrtar nga autoritetet.
Prokuroria e Posaçme po heton disa kompani ndërtimi me aktivitet jo vetëm në Elbasan por edhe në Tiranë e Durrës./ZËRI