PAMJE NGA VENDNGJARJA
SARANDË-Dy ditë përpara protestës së paralajmëruar për të dielën në Kakome, ku pritej pjesëmarrja e mijëra qytetarëve nga mbarë vendi, është hequr porta që prej vitesh kufizonte hyrjen drejt plazhit. Zhvillimi vjen pas rreth 20 ditësh protestash dhe reagimesh qytetare në nivel kombëtar kundër asaj që organizatorët e lëvizjes e konsiderojnë përvetësim të pasurive publike e private.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion se kush ka urdhëruar heqjen e portës, e cila është hequr me një vinç, por fakti që ajo është larguar vetëm pak ditë para protestës së paralajmëruar po shihet nga protestuesit si një tërheqje përballë presionit të fortë qytetar dhe mediave të pozicionuara në mbështetje të qytetarëve.
Poll