TIRANË-Protestuesit janë mblidhur edhe këtë të premte në sheshin Skënderbej në protestën e 20-të të organizuar kundër ndërtimeve në Zvërnec dhe qeverisjes. Ashtu si çdo ditë protestuesit kanë nisur marshimin në mënyrë paqësore drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të zhvillohet pjesa kryesore e protestës.
Qytetarët kërkojnë: dorëheqjen e qeverisë, shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike, shfuqizimin e Paketës së Maleve, anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore.
Protestuesit kanë bërë apel për pjesëmarrje sa më të gjerë, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të protestës në mënyrë të qetë, paqësore dhe demokratike.