DURRËS- Një situatë problematike është krijuar gjatë orëve të para të mëngjesit në zonën e Bagos pranë Karpenit, ku janë riaktivizuar disa vatra zjarri. Përballë përhapjes së flakëve, shërbimet zjarrfikëse të Kavajës janë angazhuar në terren, duke ndërhyrë për të izoluar vatrat dhe për të parandaluar përparimin e mëtejshëm të zjarrit.
View this post on Instagram
Situata ka marrë përmasa më shqetësuese pasi flakët janë afruar në drejtim të banesave. Ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse ka bërë të mundur shmangien e rrezikut të drejtpërdrejtë për banorët dhe objektet e banimit.
Ndërkohë, specialisti i Emergjencave Civile, Fatbardh Bushi, ka kërkuar që në operacion të përfshihen edhe mjetet ajrore, me qëllim përshpejtimin e shuarjes së vatrave dhe vënien nën kontroll të situatës.
Forcat në terren vijojnë punën për neutralizimin e zjarrit, ndërsa mbetet në vëmendje mundësia e riaktivizimit të vatrave të tjera, për shkak të kushteve në zonë./ZËRI