Aktualitet

Dumani për Henrik Hoxhajn: Ishte drogaxhi, gënjeshtar! Ngjarjet nuk ia tregoja, fliste me të tjerët

Sa i përket ngjarjeve kriminale, Dumani shprehet se i ka treguar vetëm për vrasjen e Fatmira Dedës

F.I
Dumani për Henrik Hoxhajn: Ishte drogaxhi, gënjeshtar! Ngjarjet nuk ia
Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani

TIRANË- I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani po vijon me dëshmitë e tij për disa nga ngjarjet kriminale më të bujshme në vend. Avokati Gentian Rumano e ka pyetur në lidhje me njohjen e tij me Henrik Hoxhën.

Sipas Dumanit, këtë të fundit e ka njohur në fund të 2019-ës, në festën e ditëlindjes së Festim Qolit. Dumani rrëfen se Hoxha ishte drogaxhi, madje tregon se kanë konsumuar bashkë lëndë narkotike.  Sa i përket ngjarjeve kriminale, Dumani shprehet se i ka treguar vetëm për vrasjen e Fatmira Dedës, ndërsa për të tjerat druhej ti tregonte sepse fliste me të tjerë.

Nuredin Dumani: Me Henrik Hoxhajn jam njohur në dhjetor 2019. Jemi takuar fizikisht në 30 dhjetor 2019. Atë ditë ka qenë ditëlindja e Festim Qolit në Fushë Studen me daulle dhe muzikë, kështu i bënte ditëlindjet ai. Hera e parë qe shkoja te ditëlindja e Festim Qolit, erdhën diku te 50 veta. Shumë prej njerëzve aty unë i njihja. Më prezantoi Festimi me Henrikun brenda në lokal. E kam parë një herë tek në makinë Henrik Hoxhajn, përpara se të njiheshim, kur Festimi ishte në kërkim për një vrasje. Për ngjarjet që jam përfshirë i kam treguar Henrikut, ashtu siç me ka treguar edhe ai mua. I kam treguar për vrasjen e Fatmira Dedës, nuk më kujtohen të tjerat. Gjatë kohës që flisja me Henrikun, nuk kishim kohë me fol për muhabete të vjetra, sepse ishim të ngarkuar në atë moment. Bashkë me ne ishte dhe Festim Qoli te shtëpia ime. Pastaj në një drekë pas disa kohësh ishim unë, Henrik Hoxhaj dhe Skerdi Tase në Peqin. Henrik Hoxhaj ishte drogaxhi, gënjeshtar. Unë dhe Henrik Hoxhaj kemi konsumuar bashkë lëndë narkotike kokainë në ditëlindjen e Festimit. Për ngjarjet që kam organizuar në shumicën e rasteve nuk i tregoja Herikut, sepse nuk ishte i qëndrueshëm, fliste me të tjerët. Me Eljo Bitrin jam njohur në 2013-2014, e ka takuar Henriku dy herë. Një herë kemi qenë të shtepia ime kemi pirë kafe, ndërsa herën tjetër te vrasja e Dorjan Shkozës.

Hoxhaj ka qënë bashkëpuntori i Nuredin Dumanit dhe grupit të tij në disa vrasje dhe tentiva, si dhe krime tjera.

Nuredin Dumani, vrasësi me pagesë që është kthyer në të penduar të drejtësisë vijon dëshmitë për dosjen “Plumbi i Artë”. Dumani ka zbërthyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin duke i thënë SPAK kodet e PIN-eve që kishte në aplikacionin "SkyECC": 'Totorina", "Covid 19" dhe "Alcatraz". Po ashtu, paralajmëroi edhe krime të tjera që do të zbardhen me "Matrix", aplikacionin më të ri që është dekriptuar nga Europol.

Gjatë 3 viteve që ka statusin e të penduarit të drejtësisë, Dumani ka folur edhe për ngjarje e vrasje të bëra jashtë territorit të Shqipërisë, në Belgjikë, Holandë dhe në Itali. Në dosjen 'Plumbi i Artë' përmenden të paktën 32 persona të dyshuar dhe akuzuar, nga 4 organizata të ndryshme kriminale. Dëshmitë dhe emrat e bashkëpunëtorëve që Nuredin Dumani u dha prokurorëve të SPAK, kanë zbardhur plot 27 krime e ngjarje të ndryshme të ndodhura gjatë një dekade mes Tiranës, Elbasanit e Durrësit./ZËRI

Poll

MOS HUMB