Aktualitet

'Motivi'/ Rrahën një 41-vjeçar dhe i vodhën makinën, në pranga dy vëllezër

Në kuadër të operacionit “Motivi”, në pranga ka përfunduar Endri dhe Bledar Hysaj, të cilët, në garazhin e një pallati në Yzberisht kanë dhunuar 41-vjeçarin e identifikuar me inicialet I.Zh.

k.m.
'Motivi'/ Rrahën një 41-vjeçar dhe i vodhën
Pamje nga arrestimi

TIRANË- Dy vëllezër janë vendosur në pranga pasi kanë dhunuar një person dhe i kanë marrë makinën. Në kuadër të operacionit “Motivi”, në pranga ka përfunduar Endri dhe Bledar Hysaj, të cilët, në garazhin e një pallati në Yzberisht kanë dhunuar 41-vjeçarin e identifikuar me inicialet I.Zh. Policia në njoftimin zyrtar për ngjarjen thotë se përplasja ka ndodhur për motive të dobëta, por nuk kanë zbuluar detaje të tjera. Pasi e kanë dhunuar i kanë vjedhur edhe makinën, e cila u gjet afër banesës së 2 vëllezërve.

NJOFTIMI I POLICISË: 


DVP Tiranë

Finalizohet operacioni i koduar “Motivi”. E dhunuan për motive të dobëta dhe më pas i morën automjetin, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër). Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale automjeti. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se një shtetas e kishin dhunuar dhe më pas i kishin marrë automjetin, kanë organizuar operacionin e koduar “Motivi”, për zbardhjen e rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i operacionit, u lokalizuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit B. H., 44 vjeç dhe E. H., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë (vëllezër). Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në garazhin e një pallati në Yzberisht, për motive të dobëta, kanë dhunuar shtetasin I. Zh., 41 vjeç, dhe më pas i kanë marrë automjetin atij. Automjeti i vjedhur u gjet afër banesës së 2 vëllezërve dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim./ZËRI

Poll

MOS HUMB