Aktualitet

Në arrest shtëpie për dosjen "Balluku", krerët e KESH dhe ARRSH paraqiten në SPAK

Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë me tendera, të njëjtat akuza që rëndojnë mbi Belinda Ballukun dhe kreun aktual të ARRSH-së, Gentjan Gjyli. 

zh.ll
Në arrest shtëpie për dosjen "Balluku", krerët e
gentian gjyli-erald elezi

TIRANË- Drejtori i KESH, Erald Elezi, është paraqitur paraditen e sotme në SPAK. Elezi është marrë i pandehur nga SPAK në tetor dhe ndodhet në masën e sigurisë 'arrest shtëpie' për dosjen "Balluku". Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë me tendera, të njëjtat akuza që rëndojnë mbi Belinda Ballukun dhe kreun aktual të ARRSH-së, Ervis Berberin dhe Gentian Gjyli. Ky i fundit, gjithashtu me masë sigurie "arrest shtëpi" është paraqitur po ashtu medistën e sotme në SPAK.

Përveç pezullimit të ministres Belinda Balluku nga ushtrimi i funksioneve publike, Gjykata e Posaçme lëshoi masa sigurie "arrest shtëpie" për Elezin dhe Gjylin. Si Balluku ashtu dhe vartësit e saj, ishin marrë të pandehur më herët nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa masat e reja janë lëshuar nga gjyqtari Erion Çela me kërkesë të prokurorit Dritan Prençi. Belinda Balluku u mor e pandehur nga Prokuroria e Posaçme në 31 Tetor, për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera, në lidhje me ndërtimin e tunelit të Llogarasë./ZËRI

Poll

MOS HUMB