Aktualitet

Pas Gentian Gjylit, SPAK merr të pandehur edhe kreun e KESH, Erald Elezi

Elezi akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, të njëjtat akuza që rëndojnë edhe mbi kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli.

F.I
Pas Gentian Gjylit, SPAK merr të pandehur edhe kreun e KESH, Erald Elezi
Erald Elezi

TIRANË-Administratori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Erald Elezi është marrë i pandehur nga SPAK. Elezi akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, të njëjtat akuza që rëndojnë edhe mbi kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli.

Provat ndaj Elezit janë siguruar nga materialet e sekuestruara në telefonin e ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, i cili është gjithashtu nën hetim për këtë dosje, por ndodhet në burg që prej marsit 2024 pasi u arrestua me urdhër të SPAK me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Në kohën e kryerjes së veprës penale, si Gjyli edhe Elezi ishin pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), në varësi të Evis Berberit.

SPAK ka nisur një hetim pasuror ndaj 25 të dyshuarve, mes të cilëve 22 individë dhe 3 subjekte (kompani). SPAK u ka komunikuar akuzat disa biznesmenëve, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe disa zyrtarëve. 

Ndër fondet dhe tenderat e abuzuar janë edhe ato të eficensës së energjisë elektrike, të subvencionuara nga BE. Hetimet janë në zhvillim dhe përfshijnë një tjetër fraksion që lidhet me zyrtarë të lartë./ZËRI

Poll

MOS HUMB