Aktualitet

Dosja Meta për gjykim! Kryemadhi: S'ka asgjë...do shikoni kartat e krediteve, kanë paguar për dashnoret apo jo

Në fjalën e saj para mediave, Kryemadhi tha se nuk kishte asnjë surprizë dhe në dosje sipas saj nuk ka asgjë.

F.I
Dosja Meta për gjykim! Kryemadhi: S'ka asgjë...do shikoni kartat
Monika Kryemadhi

TIRANË- GJKKO kaloi për gjykim dosjen ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe tre të pandehurve të tjerë Fatime Kryemadhi, Ema Coku dhe Pirro Xhixho. Në fjalën e saj para mediave, Kryemadhi tha se nuk kishte asnjë surprizë dhe në dosje sipas saj nuk ka asgjë. Ish-deputetja theksoi se fatin e saj nuk e ka në dorë as gjykata dhe as prokuroria, por është një betejë me veten dhe zotin.

Monika Kryemadhi: Fatin tonë nuk e ka as GJKKO dhe as Prokuroria, por e kemi vetë në dorë. Kjo është një betejë me opinionin publik, nuk është beteje ligjore. Beteja jonë është beteja me vetëveten dhe zotin. Sa i përket vendimit të sotëm mund të them që ishte një vendim nën presion, jo të gjithë e përballojnë presionin. Gjyqtarja pranoi që në dosje 90% të akuzës së prokurorëve nuk ka asnjë provë. Në dosje nuk ka asgjë. Tani do kënaqeni, do shikoni të gjitha kartat e krediteve të bizneseve. Kanë paguar për dashnoret apo jo.

Dosja përfshin tre hetime, çështjen CEZ-DIA, lobimin e LSI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe hetimin pasuror. Meta akuzohet për tre vepra penale, për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion. Po të njëjtat akuza rëndojnë edhe mbi ish-deputeten dhe ish-bashkëshorten e Metës, Monika Kryemadhi. Ish-presidenti ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, ndërsa Kryemadhi është nën masën e detyrimit për paraqitje./ZËRI

Poll

MOS HUMB