Aktualitet

DOKUMENTI/ Si rektori-ekonomisti Sallaku i kaloi 4 mld lekë kompanisë së Valter Begajt, biznesmenit të arrestuar me kreun e ARRSH-së

Duke qenë vetë Rektor, Sallaku i kalonte tendera kompanisë së Begajt, në të cilën punonte vetë si ekonomist.

F.m
DOKUMENTI/ Si rektori-ekonomisti Sallaku i kaloi 4 mld lekë kompanisë
Fatbardh Sallaku, Valter Begaj

TIRANË- Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku është një nga 24 emrat që rezulton të jetë në listën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Mirëpo të qenit rektor, nuk ishte i vetmi angazhim për Sallakun. ZËRI ka mësuar se Sallaku rezulton i punësuar edhe si ekonomist në kompaninë “Net Group”, që rezulton të jetë në pronësi të Valter Begajt, biznesmen dhe ortak i Evis Berberit, drejtori i ARRSH-së që u vu në pranga për korrupsion dhe pastrim parash.

Vetë Begaj rezulton të jetë personi kyç që ka shërbyer për të pastruar paratë e përfituar përmes tenderave të paligjshëm nga kreu i ARRSH-së.

E njëjta kompani, “Net Group”, (ish "B-VAAL ENGINEERING"), e cila rezulton që të jetë dhe kompania që ka fituar tenderat në mënyrë jo të ligjshme nga ana e Berberit.

Më pas këto të ardhura dërgoheshin te kompania tjetër e Begajt, kompania DAAM, e cila sipas SPAK vijonte që të kontrollohej po nga Berberi, pavarësisht shitjes fiktive që ai i kishte bërë aksioneve.

E njëjta lojë siç duket është ndjekur edhe në rastin e Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Duke qenë vetë Rektor, Sallaku i kalonte tendera kompanisë së Begajt, në të cilën punonte vetë si ekonomist.

Nga të dhënat e grumbulluara nga ZËRI, rezulton se në total vlera e transaksioneve ka qenë 4 milion e 500 mijë lekë, nga Universiteti Bujqësor tek Net Group.

DOKUMENTI/ Si rektori-ekonomisti Sallaku i kaloi 4 mld lekë kompanisë
Transaksionet

Në total sipas SPAK, nga hetimet proaktive me metoda speciale si; përgjimi i bisedave telefonike të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), vëzhgimet e kryera nga Policia e Shtetit dhe administrimi i dokumentacionit të procedurave të prokurimit, me autoritet kontraktor Universiteti Bujqësor i Tiranës, deri në këtë fazë të hetimit janë hetuar në kuadër të këtij procedimi nëntë procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë të prokurimit prej 90.000.000 (nëntëdhjetë milion) lekë.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nesër, Sallaku do të flasë në orën 09:00 në mbledhjen e grupit parlamentar të socialistëve.

Deri më tani janë lëshuar 24 masa sigurie me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në pranga kanë përfunduar: Eduart Terthorja, administrator i Universitetit, Altin Murto, drejtor i fondeve publike në universitet dhe Amarildo Lleshi drejtor i prokurimeve publike në universitet, Piro Zoga, Mehmet Qoshja, specialist për fondet. Në "arrest shtëpie" janë lënë: Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kusi, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Radion Dhromi, Blenard Spaho dhe Tedi Proda./ZËRI

Poll

MOS HUMB