Aktualitet

DOKUMENTI- 26 tonë misër nga Serbia me alfatoksinës, AKU në Shkodër kallëzon subjektin ‘Modi’ shpk

'Modi' sh.p.k sipas kallëzimit akuzohet për ‘Mashtrim me produktet ushqimore’.

F.I
DOKUMENTI- 26 tonë misër nga Serbia me alfatoksinës, AKU në
misri i bllokuar

SHKODËR-Drejtoria rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Qarku Shkodër ka kallëzuar në prokurori subjektin tregtar “Modi” shpk që importon misër nga Serbia. Në magazinat e kësaj kompanie janë bllokuar 26 tonë misër rifuxho, që rezulton me mbi normë të alfatoksinës B1. 'Modi' sh.p.k sipas kallëzimit akuzohet për ‘Mashtrim me produktet ushqimore’.

Fillimisht, Drejtoria Rajonale kishte vendosur bllokimin e mallrave deri në përfundimin e analizave laboratorike, por më pas subjekti dyshohet se ka shkelur sërish ligjin duke manipuluar produktet e bllokuara. Edhe pse subjekti nuk ka të drejtë të heqë shiriti e bllokimit dhe të lëvizë mallin  dyshohet se i gjithë produkti i kontaminuar është hedhur në treg, duke rrezikuar rënde shëndetin e qytetarëve.

Përfaqësuesi i subjektit tha se misri ishte përdorur për ushqimin e zogjve në fermën e tij, por nuk paraqiti dokumente që të tregonin se ku kishte përfunduar sasia dhe nuk kishte sistem gjurmueshmërie.

DOKUMENTI- 26 tonë misër nga Serbia me alfatoksinës, AKU në

DOKUMENTI- 26 tonë misër nga Serbia me alfatoksinës, AKU në

DOKUMENTI- 26 tonë misër nga Serbia me alfatoksinës, AKU në

DOKUMENTI- 26 tonë misër nga Serbia me alfatoksinës, AKU në

Kujtojmë se bllokim të ngarkesave me misër të ardhur nga Serbia janë bërë në Shkodër dhe Elbasan, me qëllim kryerjen e analizave laboratorike. Ndërkohë, autoritetet kanë bllokuar edhe një fermë në fshatin Trush, pasi nga sistemi i gjurmueshmërisë ka rezultuar se ajo furnizohej me misër blegtoral nga subjekti i ndaluar në doganë./ZËRI

Poll

MOS HUMB