TIRANË- Sistemi i inspektimeve në Shqipëri hyn sot në një epokë të re digjitale, me qëllim përmirësimin e funksionimit dhe rritjen e besimit të publikut e biznesit.
Kryeinspektori Dashnor Sula shprehet se ky sistem mundëson kryerjen e inspektimeve në distancë, raportimin elektronik, menaxhimin e integruar të të dhënave dhe monitorimin në kohë reale të procedurave inspektuese në terren, duke garantuar transparencë, përgjegjshmëri dhe standardizim të plotë të procesit.
Sula bën me dije se sot janë dorëzuar 143 tableta për inspektorët rajonalë dhe vendorë për lehtësimin e punës në terren. Kryeinspektori garanton se çdo inspektor do të punojë me kushte optimale për përmbushjen e detyrave të tyre.
“Dixhitalizimi i sistemit të inspektimit është një hap vendimtar në reformën e ndërmarrë nga qeveria me ndryshimet e bëra në ligjin 99/2024 për inspektimin me qëllim përmirësimin e funksionimit dhe rritjen e besimit ndaj tij. Ky sistem mundëson kryerjen e inspektimeve në distancë, raportimin elektronik, menaxhimin e integruar të të dhënave dhe monitorimin në kohë reale të procedurave inspektuese në terren, duke garantuar transparencë, përgjegjshmëri dhe standardizim të plotë të procesit.
Për ketë qëllim sot në ambientet e Inspektoratit të Përgjithshëm u bë dorëzimi i 143 tabletave për lehtësimin e punës ne terren të inspektoreve rajonalë e vendorë me synim krijim e kushteve optimale të punës si një domosdoshmëri për funksionimin efikas të sistemit.
Sistemi i inspektimeve udhëhiqet dhe koordinohet nga Inspektorati i Përgjithshëm, i cili siguron bashkëveprim të strukturuar ndërmjet inspektorateve qendrore, njësive të specializuara dhe strukturave vendore, duke shmangur mbivendosjet, konfliktet e kompetencës dhe përdorimin joefikas të burimeve.
Krijimin i një databaze të integruar për subjektet e inspektimit, forcimin e kuadrit institucional përmes Bordit të Inspektimeve, si dhe profesionalizimin e trupës inspektuese përmes trajnimit, certifikimit dhe standardeve të unifikuara.
Unë si Inspektor i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë garantoj të gjitha inspektoratet qendrore, rajonale dhe vendore që çdo inspektor do të punoj në kushte optimale për përmbushjen në detyrën e tyre sipas ligjit 99/2024 për inspektimin. Jam i bindur qe çdo inspektor nga dita e sotme e ne vazhdim do te tregoje përgjegjshmëri dhe integritet për te përmbushur detyrën”, shprehet Sula.