Aktualitet

Digjet lokali në Athinë ku u ekzekutua Pëllumb Islami, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Lokali është i njëjti ambient ku më 22 shkurt 2023 u ekzekutua me armë zjarri 37-vjeçari shqiptar Pëllumb Islami.

F.I
Digjet lokali në Athinë ku u ekzekutua Pëllumb Islami, dyshohet
pamje nga ngjarja

GREQI-Një lokal në zonën e Nea Jonias, në Athinë, është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit, duke u shkatërruar pothuajse tërësisht. Mediat greke raportojnë se 18 zjarrfikës me 5 automjete dhe një kamion special u mobilizuan për ta shuar atë. Lokali ndodhet në katin përdhes të një pallati, banorët e të cilit ishin në gjumë kur ndodhi shpërthimi.

Një banor i pallatit tha se u zgjua në mes të natës kur gruaja e tij e njoftoi se ballkoni ishte përfshirë tashmë nga flakët. Siç e përshkroi ai, zjarri u përhap në çast nga kati përdhes në katet e sipërme, me flakët që pushtuan apartamentet.

Banorët raportuan gjithashtu se kishin dëgjuar një shpërthim të fortë para zjarrit. Një grua raportoi se kishte dëgjuar një shpërthim të fortë dhe disa sekonda më vonë kishte parë flakë jashtë dritares së saj. Brenda rreth gjysmë ore, tha ajo, zjarri kishte përfshirë pothuajse të gjithë ndërtesën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Shkaqet e zjarrit ende nuk janë përcaktuar, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Policia dyshon se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme. Lokali është i njëjti ambient ku më 22 shkurt 2023 u ekzekutua me armë zjarri 37-vjeçari shqiptar Pëllumb Islami. 

Hetimet vijojnë për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një incident të rastësishëm apo për një akt të qëllimshëm. Policia greke dhe ekipet hetimore po mbledhin prova në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e zjarrit dhe rrethanat e plota të incidentit.

Poll

MOS HUMB