Aktualitet

Dhunuan hetuesit e BKH-së në Fier, Gjykata lë në burg nipat e Agron Kapllanajt, dëshmia: Se dinim kush ishin!

Ata petenduan hyrjen pa leje në pronën e tyre të agjentëve të kamufluar që nuk u prezantuan.

F.I
Dhunuan hetuesit e BKH-së në Fier, Gjykata lë në burg nipat
Agron Kapllanaj

FIER-Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për dy nipat e ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj, Ledjan dhe Klaudio Kapllanajn dhe shtetasin Gerald  Kollçaku, të cilët akuzohen për dhunë ndaj hetuesve të BKH. Në dëshminë e tyre, ata kanë pohuar se nuk e dinin që personin ishin agjentë të BKH-së, sepse nëse do ta dinin, nuk do të reagonin në atë mënyrë. Gjithashtu shtuan se agjentët kishin hyrë pa leje në pronën e tyre të agjentëve të kamufluar që nuk u prezantuan.

Në njoftimin zyrtar nga Prokuroria e Fierit, bëhet me dije se tre të arrestuarit, Ledjan e Klaudio Kapllanaj dhe Gerald Kollçaku akuzohen për veprën penale "goditje për shkak të detyrës", e cila dënohet nga 3 deri në 5 vite burg. Sipas Prokurorisë, një hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe oficerët e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, kanë qenë duke kryer veprime hetimore në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në aksin rrugor Fier-Patos, në afërsi të fshatit Portëz e Madhe.

Në reagimet për mediat, Agron Kapllanaj ka deklaruar se dy herë gjatë ditës së martë se personat që ishin me atë mjet kanë ngritur një dron dhe nuk janë prezantuar si agjentë të BKH-së, por kanë deklaruar se janë të interesuar për një tokë aty pranë./ZËRI

Poll

MOS HUMB