Aktualitet

Dhunoi bashkëshorten dhe mbante armë zjarri pa leje, arrestohet 37-vjeçari në Lezhë

Mbi 37-vjeçarin rëndojnë akuzat dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

I.F
Dhunoi bashkëshorten dhe mbante armë zjarri pa leje, arrestohet
Foto ilustruese

LEZHË- Një 37-vjeçar është arrestuar sot nga Policia e Lezhës. Bëhet fjalë për Mark Gega, i cili u arrestua pasi dhunonte bashkëshortën e tij. Gjatë kontrollit në banesën e tij, efeëktivët sekuestruan armë zjarri pa leje dhe municion luftarak. Mbi 37-vjeçarin rëndojnë akuzat dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë menjëherë pas njoftimit të marrë për një rast dhune në familje ku bashkëshorti dhunonte bashkëshorten dhe mbante armë zjarri pa leje, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës dhe kapjen e autorit. Në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit M. G., 37 vjeç, banues në Lezhë.

Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, është kryer kontroll në banesën e shtetasit të arrestuar, ku Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armë zjarri pistoletë e municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”", njofton policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB