Aktualitet

U gjet i shtrirë në sheshpushimin e një pallati në Tiranë, ndërron jetë në spital 31-vjeçari

Policia ka shtuar se mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një aksident, vetëvrasje, apo ndonjë rrethanë tjetër të dyshimtë.

M.M
U gjet i shtrirë në sheshpushimin e një pallati në
Foto ilustruese

TIRANË- Një 31-vjeçar humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Tiranë pasi dyshohet se ka rënë nga kati i pestë i një pallati në Rrugën e Kavajës. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, kur i riu u gjet i shtrirë në sheshpushimin e ndërtesës dhe u dërgua me urgjencë në spital. Për fat të keq, ai nuk arriti t’u mbijetonte dëmtimeve të marra dhe ndërroi jetë pak më vonë.

Policia ka shtuar se mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një aksident, vetëvrasje, apo ndonjë rrethanë tjetër të dyshimtë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, në Rrugën e Kavajës, përballë qendrës shëndetësore, është gjetur i shtrirë në sheshpushimin e një pallati, shtetasi M. Rr., 31 vjeç, banues në rrugën "Myslym Keta".

Menjëherë me marrjen e njoftimit është formuar një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendngjarje dhe nga kryerja e veprimeve hetimore, dyshohet se 31-vjeçari ka rënë nga kati i pestë i pallatit.

31-vjeçari është transportuar në spital, por si pasojë e dëmtimeve ka ndërruar jetë.

Grupi i posaçëm hetimor vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB