
MILANO- Një 45-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Milano në Itali. Sipas mediave italiane, autori është një 78-vjeçar italian, i cili vrau 45-vjeçarin pasi mësoi se ai i ngacmonte bashkëshorten. Viktima është identifikuar si Dritan Hakaj, ndërsa autori është italiani Walter Budri. Ngjarja ndodhi më 26 tetor para banesës së të moshuarit në Milano në Itali.
Mësohet se 45-vjeçari shkonte çdo ditë në shtëpinë e 78-vjeçarit, në mënyrë që të takohej me bashkëshorten e tij, e cila është gjithashtu shqiptare. Në orën 3 të mëngjesit, 26 tetor, 45-vjeçari mbërrin i dehur në banesën e çiftit dhe sulmoi shqiptaren, para djalit të saj 11-vjeçar, të cilin e kishte pasur nga një lidhje e mëparshme.
Në shtëpi ishte edhe bashkëshorti i saj, i cili me një pistoletë Beretta 22 qëllon 2 herë në ajër për të trembur shqiptarin. Viktima më pas u largua, por i moshuari e ndoqi nga pas dhe ata u konfliktuan jashtë shtëpisë së tij. Mësohet se i moshauri ka goditur sërish në ajër dhe konflikti mes tyre është përshkallëzuar dhe më pasi ai e ka qëlluar viktimën në gjoks.
I moshuari akuzohet për vrasje me dashje pasi në dëshminë e parë për policinë tha se e kishte qëlluar pas sherrit me 45-vjeçarin, ndërsa për prokurorët tha tjetër gjë. Mësohet se Dritan Hakaj është një emër i njohur për policinë, pasi ka qenë dënuar më parë për trafikun e drogës, prostuticion dhe vjedhje.
Sipas autoriteteve, shqiptari ka ndërruar jetë në vendngjarje, si pasojë e plagëve të marra. /ZËRI