Aktualitet

13-vjeçarja shqiptare bie nga kati i 7 dhe vdes në vend, e motra akuzon të dashurin: Ai ishte i fiksuar, e ka vrarë

Sipas saj, vajza kërkonte që t’i jepte fund lidhjes që kishin bashkë, por 15-vjeçari nuk pranonte.

F.m
13-vjeçarja shqiptare bie nga kati i 7 dhe vdes në vend, e motra
Vendngjarja

ITALI- Një 13-vjeçare shqiptare ka rënë nga kati i shtatë i një pallati dhe ka gjetur vdekjen në vend. Ngjarje është mbuluar me mister dhe po hetohet pasi motra  e të miturës akuzon të dashurin e motrës së saj. Në një prononcim për mediat italiane, vajze pretendon se 15-vjeçari ka shtyrë të motrën duke e vrarë. Sipas saj, vajza kërkonte që t’i jepte fund lidhjes që kishin bashkë, por 15-vjeçari nuk pranonte.

“Ai e hodhi poshtë, ajo nuk ishte e çmendur apo në depresion, ajo është një tjetër viktimë e dhunës. Ai ishte i fiksuar pas saj, ai u përpoq në çdo mënyrë për të hequr qafe,”- tregon e motra.

15-vjeçari, që është gjithashtu shqiptar, ka qenë i pranishëm gjatë momentit tragjik, por mohon të ketë shtyrë të dashurën e tij.

Djali është shoqëruar në komisariat, por më pas është lënë i lirë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB