
Foto Ilustruese
SHKODËR- Një 70-vjeçar ka ndërruar jetë këtë mbrëmje si pasojë e një aksidenti. Ngjarje ka ndodhur në Shkodër, në lagjen Draçin. Sipas njoftimit të policisë, V. D., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, P. B., 70 vjeç. Për pasojë, këmbësori ka humbur jetën në vendngjarje. 21-vjeçari është shoqëruar në polici.
Njoftimi i Policisë: Rreth orës 19:35, në lagjen Draçin, shtetasi V. D., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin P. B., 70 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.
Poll