Aktualitet

DETAJE nga arrestimi i Ergys Agasit! Kur u ndalua nga Policia ofendoi efektivët, por “u dorëzua” kur pa…

Operacioni është mbajtur në sekret të plotë, teksa aksioni për arretimin e Agasit filloi në Elbasan dhe në momentin ku automjeti i drejtuar nga ish-zyrtari i Policisë, Uljan Shpataraku ka mbërritur në zonën e Plepave në Durrës, është rrethuar nga Forcat e Posaçme Operacionale.

F.I
DETAJE nga arrestimi i Ergys Agasit! Kur u ndalua nga Policia ofendoi
momenti i arrestimit të Ergys Agasit

TIRANË-Një ditë pas arrestimit të biznesmenit Ergys Agasi, i shpallur në kërkim nga SPAK si kreu i grupit të strukturuar kriminal, që qëndronte në krye të skemës së abuzimit me tenderat e AKSH është arrestuar në Durrës, detaje të reja janë zbardhur rreth operacionit për kapjen e tij. 

Operacioni është mbajtur në sekret të plotë, teksa aksioni për arretimin e Agasit filloi në Elbasan dhe në momentin ku automjeti i drejtuar nga ish-zyrtari i Policisë, Uljan Shpataraku ka mbërritur në zonën e Plepave në Durrës, është rrethuar nga Forcat e Posaçme Operacionale. Mësohet se në momentin e ndalimit, duke menduar se po përballej me forcat policore të Durrësit, Agasi ka kundërshtuar duke ofenduar efektivët, por më pas kur ka kuptuar që ishte i rrethuar ka pranuar të kryejë të gjithë procedurat për arrestimin e tij.

ZËRI raportoi mbrëmjen e djeshme se Agasi ishte duke udhëtuar me një mjet tip 'Audi' nga Elbasani në drejtim të qytetit bregdetar të Durrësit, kur u vendos në ndjekje në një operacion të përbashkët nga SPAK dhe Policia e Durrësit. Forcat Operacionale dhe Policia e Durrësit e kishin konstatuar makinën e Agasit që në qytetin e Elbasanit. Ndjekja e Ergys Agasit bashkë me ish-efektivin Shpataraku ka vijuar drejt Peqinit, Rrogozhinës dhe më pas drejt Durrësit derisa u ndaluan në zonën e Plepave. 

Në mjetin e tyre tip Audi u gjet një kuti e kuqe, një çantë dhe një celular në pjesën e vendit te këmbët e pasagjerit. 

Agasi akuzohet për të paktën 7 vepra penale, mes të cilave grup i strukturuar kriminal, “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Më vonë atij iu shtua edhe akuza e ‘korrupsionit’./ZËRI

Poll

MOS HUMB