
TIRANË- Erion Alibej dhe Plarent Dervishaj janë përplasur gjatë seancës së sotme (4 korrik) në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për shkak të fjalorit jo etik dhe sherreve mes Plaurent Dervishaj dhe të penduarit të drejtësisë Erjon Alibej, gjykata ka vendosur që Dervishaj të largohet nga seanca e sotme.
Debati:
Erjon Alibej: E kam takuar Plarentin pak ditë para se t’i bëhej atentat. Plarenti kishte dyshime për disa persona se i kishin bëre atentat, dyshonte edhe te Pëllumb Muhameti (Rrumi) dhe te prokurori Ndoja. Rrumin nuk e llogariste fare. Prokurori Ndoja i referohej dhe e quante të korruptuar atë dhe të lidhur me shtetasin Rrumi. Ne kishim interes për çfarë na kishte ndodhur neve, ça merrja vesh unë për Plarentin, ia thoja dhe e anasjellta. Por nuk dmth se ishin fakte. Thjesht ia përcillja, madje me siklet.
Ndërhyn Plarent Dervishaj: Ça siklet ke ti aman? Ke dy orë rri aty, gënjen.
Alibej: Informacionet ishin për atentatin që i kishin bërë. I kam dhënë foto që i bëri Nuredin Dumani, i kam thënë mendoj se këtu janë “gjujtësit”.
Plarent Dervishaj: The që ke qenë i gatshëm që të merrje pjesë në atentatin e Arjan Ndojës. Ta kërkova unë, të imponova apo kërkove ti?
Alibej: Ta kërkova unë, duke ditur që nuk ke nevojë.
Dervishaj: Ditën që më ke takuar mua që e dëshmove, gabon shumë me datën, orën. Pse nuk ke treguar për tentativën e vrasjes që do i bëje Franc Çopjas, që e kemi diskutuar në takim.
Alibej: Kolegët e tu.
Plarent Dervishaj: T’i ka dhënë gabim informacionet Altin Dumani, djalë. Sqaroji çfarë kolegësh i kam unë këta? Kush ishte arsyeja që mori statusin e të penduarit Erjoni?”
Gjykata: Nuk pranohet përgjigjia
Plaurent Dervishaj: Të ishte trim merrte hakun e të vëllait.
Gjykata largon personat nga salla pasi Plaurenti e ofendoi rëndë.
Avokati: Thatë që me Plaurentin i keni prishur marrëdhëniet, pse?
Erion Alibej: Më ka ofenduar shumë rëndë, me mesazhe që më ka sjellë nga Redjan Rraja, nuk jam ndier mirë. Sa i takon për Çopjet, njerëzit flisnin se ato shkonin me të gjithë shqiptarët atje në Dubai. Avokatët e mi kanë shkuar në prokurori për të lidhur marrëveshjen e bashkëpunimit dhe në kohën kur isha në burgun 302 kisha filluar bashkëpunimin.