Aktualitet

Bllokimi i juglindjes/ Devijohet transporti i mallrave në kufi, kreu i Doganave: Ja si do kryhet lëvizja e mjeteve

Beja ka deklaruar se lëvizja e mallrave do të orientohet përmes pikave kufitare të Bllatës (për hyrjet nga Maqedonia e Veriut) dhe Kakavijës (për hyrjet nga Greqia).

F.I
Bllokimi i juglindjes/ Devijohet transporti i mallrave në kufi, kreu i
Besmir Beja

TIRANË-Në konferencën për mediat në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, njoftoi masat e marra pas bllokimit të aksit Librazhd-Prrenjas. Beja ka deklaruar se lëvizja e mallrave do të orientohet përmes pikave kufitare të Bllatës (për hyrjet nga Maqedonia e Veriut) dhe Kakavijës (për hyrjet nga Greqia). Ndërsa për mallrat e bllokuara në Qafë-Thanë, do të aplikohet regjimi i Transitit të Jashtëm (T1), që lejon devijimin drejt Bllatës.

Mësohet se Maqedonia e Veriut nuk kalon botet e naftës dhe kamionët me produkte shtazore. Ato duhet të kalojnë nga Kosova.

Besmir Beja: Janë orientuar alternativa të reja lëvizjeje përmes pikave kufitare:

-Bllatë (Dibër), për mallrat që hyjnë nga Republika e Maqedonisë së Veriut apo përmes saj

-Kakavijë, për mallrat që hyjnë nga Greqia apo përmes saj.

Pala maqedonase do të mundësojë në pikën e Bllatës:
Kalimin e kamionëve dhe trajlerave të ngarkuar nga ora 12:00–22:00;
Kalimin 24 orë të mjeteve pa ngarkesë;
Kalimin e produkteve agro që kërkojnë certifikim.

Sa i përket mallrave që kanë hyrë tashmë në territorin doganor shqiptar përmes Qafë-Thanës dhe ndodhen në aksin e bllokuar apo në ambientet doganore, zgjidhja teknike e ofruar është përdorimi i regjimit të Transitit të Jashtëm (T1), sipas Kodit Doganor të Republikës së Shqipërisë. Ky regjim lejon tranzitimin e mallrave nga një pikë doganore në një tjetër, përmes një territori jashtë territorit doganor shqiptar. Konkretisht, operatorët duhet të depozitojnë deklaratën doganore T1 në degën doganore Qafë-Thanë, me destinacion Bllatën (Dibër), si dhe të hartojnë një dokument transporti (CMR) për itinerarin e ri.

Poll

MOS HUMB