Aktualitet

Bizneset në Vlorë kundër IKMT, protestë para Bashkisë: Na lini të punojmë prishini në shtator

Biznesmenët shprehen se ndërhyrjet në këtë periudhë dëmtojnë aktivitetin ekonomik

F.I
Bizneset në Vlorë kundër IKMT, protestë para Bashkisë:
PAMJE NGA NGJARJA

VLORË-Dhjetëra përfaqësues biznesesh janë mbledhur sot para Bashkisë së Vlorës, lidhur me aksionet e prishjeve të objekteve në prag të sezonit veror. Me një kërkesë zyrtare drejtuar Bashkisë, Shoqata Turistike Rajonale Aulona (ARTA) kërkon shtyrjen e afatit të prishjeve deri në fund të muajit shtator.

Biznesmenët shprehen se ndërhyrjet në këtë periudhë dëmtojnë aktivitetin ekonomik, pasi tendat e diellit dhe ambiente shtesë janë pjesë e investimeve të tyre. Ata kërkojnë zgjidhje nga kryetarja e Bashkisë.

“Kemi ardhur të protestojmë që të mos na prishet biznesi këtë sezon turistik. Sezoni hapet për 2-3 ditë, IKMT thotë do prishet biznesi. Duam një zgjidhje nga Rama ose kryetarja, të paktën nëse ka dalë një projekt, të vihemi në dijeni. Kemi ardhur të mësojmë si duhet të veprojmë. Kemi shumë njerëz që punojnë për ne. Sot kemi ardhur si biznes, nesër do të jemi më shumë”, tha një prej tyre.

Poll

MOS HUMB