Aktualitet

"Mesazhi për prokurorët", Berisha nga SPAK, nxjerr përgjimet: Bandat i vendosin Ballës ultimatum!

Berisha pasi doli nga ambientetet e Prokurorisë së Posaçme u shpreh se në dëshminë e tij të paraqitjes, kishte shkruar: Pushteti i krimit do të marrë fund më 11 maj.

I.F
"Mesazhi për prokurorët", Berisha nga SPAK, nxjerr
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit sot në SPAK për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, lidhur me hetimet për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Berisha pasi doli nga ambientetet e Prokurorisë së Posaçme u shpreh se në dëshminë e tij të paraqitjes, kishte shkruar: Pushteti i krimit do të marrë fund më 11 maj. Më pas, Berisha hodhi akuza ndaj ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla. Ai tha se Balla ka bashkëpunuar me bandat kriminale për krime zgjedhore. Kryedemokrati ka publikuar disa përgjime, sipas tij janë biseda që socialisti ka zhvilluar me kriminelët.

“Edhe një gjë, është shumë interesante të lexoni aty ku firmos unë dëshminë që unë erdha, aty thotë procesverbali nuk mund të bëhet asnjë vërejtje.

Dhe unë pastaj bëj një fletë të veçantë ku i them: Prokuroria politike e Edi Ramës, e kukullës së Xhorxh Sorosit, me një krye mercenar Dumanin, është vegël e regjimit të tij dhe patericë e pushtetit të krimit, i cili merr fund me turp më 11 maj të vitit 2025.Ky është mesazhi për Edi Ramën që lashë në tavolinë. Tani vazhdon. Ne jemi opozitë dhe për ne, beteja për votën e lirë është beteja e të gjitha. Armiq të votës së lirë sot janë ministra, kriminelë të votës së lirë janë ministra dhe mbi ministra

Vazhdon historia e Taos, i cili siç e dini ju, pasi arrestoi me policinë dhe prokurorinë e Elbasanit rivalët e bandës, pasi u mor me çlirimin e aseteve të Toyota Yaris, vazhdon krimin e tmerrshëm zgjedhor. Por kësaj here, bashkëpunëtor numër 1 ka bandën dhe Skapin e partisë.

Ju lutem dëgjojeni.

Me datën 17.11.2020, Target e njoftoi pinin AM5P80 se Bujari takoi Taon dje dhe ai konfirmoi se Nefi, kundërshtari i bandës do shkojë në SPAK 100 përqind siguri.

Pra, thirrjet në SPAK vendosen nga Tao dhe Edi Rama, se Tao nuk i bën pa Edi Ramën këto dhe pastaj dërgohen në Skap për t’i ekzekutuar.

Me datën 23.11.2020, Target njofton pinin AM5P80 se të gjithë e kanë ‘bllokuar’ Taon në mënyrë që të kuptojë nëse nuk ua rregullon këtë, nuk i ka në krah.

Pra, Taos banda i bën bllokadë të plotë, ose qëndroji fjalës, ose me ne do kesh punë.Me datën 24, një ditë më vonë, Target informon të njëjtin pin se sot ata informuan Taon, ose ti bëje këtë për ne, ose nuk do lejojmë në anën tuaj zgjedhje.

E kuptoni ku vendoset fati i zgjedhjeve dhe i votave? Vendoset në bodrumet, vendoset në shpellat e klaneve më mafioze të Edi Ramës.

Dhe pastaj kësaj thirrje, këtij paralajmërimi, këtij ultimatumi, Tao tha: Nesër ndodh!

Pra, të gjitha urdhërohen nga banda, ultimatumit të bandës që ose vepro, ose nuk do ketë zgjedhje siç i do, pra nuk do vjedhim vota për ty, Tao u përgjigjet: Nesër ndodh. Këto janë krimi elektoral, dosjet e krimit të shëmtuar të Taulant Ballës, Edi Ramës, mbi të cilat fle Skapi i partisë dhe ky është një krim monstruoz kushtetues. Një gjë dua të them, që për mua si përgjegjës, si kryetar i partisë kryesore opozitare, krimi elektoral është krimi i parë, krimi më i shëmtuar, më i rëndësishëm, më antikushtetues. Ramën, Gjiknurin, Manjën dhe të tjerët i ka amnistuar Altin Dumani, kjo dihet që ata janë kriminelë elektoralë. Por këto të dhëna të reja që paraqes unë për krimin elektoral, këto dëshmojnë amnistinë ndaj këtij krimi të shëmtuar nga Skapi i partisë, dëshmojnë hipokrizinë e pretendimit të tyre se do hetojmë krimin elektoral. Ndërkohë, duhet të jemi realistë, Tao në dokumente figuron më i lidhur me disa banda. Jo me një, me disa banda. Prandaj Tao, që është një kriminel i vërtetë që mban portofolin e ministrit dhe mandatin e deputetit, është më kriminel se bandat, të cilave u shërben...,”- tha Berisha.

Më tej, Berisha deklaroi se Ilir Meta do të jetë deputet në parlament dhe se ka mbështetje të plotë nga Partia Demokratike dhe opozita shqiptare.

Hetimet për dosjen Partizani kanë nisur në vitin 2020, dhe në aktakuzën e SPAK, dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai e akuzojnë ish-kryeministrin Berisha për veprën penale të "korrupsionit pasiv" të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Sipas SPAK, Berisha ka ndryshuar ligje, dhe ka ushtruar presion mbi vartësit e tij, në mënyrë që ish-kompleksi Partizani t'iu kthehej pronarëve, në mesin e të cilëve do të përfitonte dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Në dosjen e SPAK thuhej se dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi është bërë përfaqësues i familjeve që rezultonin pronare të tokës ku ndodhej ish-kompleksi Partizani, përmes prokurave, në të cilat premtohej se do të arrinin objektivat nëse vendosnin vendosur në dispozicion 3-5% të pasurisë së tyre. Përveç dyshes Berisha-Malltezi, nën akuzë janë edhe Fatmir Bektashi, Andja Pustina dhe Xhimi Begeja./ZËRI

Poll

MOS HUMB