Aktualitet

VD-Beqaj lë qelinë e burgut, mbërrin në Kuvend me pranga në duar

Beqaj zbret nga furgoni i Policisë së Shtetit, i shoqëruar nga 3 efektivë.

k.m.
VD-Beqaj lë qelinë e burgut, mbërrin në Kuvend me pranga
Ilir Beqaj

TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë, atje ku edhe pritet që të dëshmojë në Komisionin hetimor parlamentar për koncesionet në Shëndetësi. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga "ZËRI", Beqaj zbret nga furgoni i Policisë së Shtetit, i shoqëruar nga 3 efektivë. Teksa zbriste nga furgoni, ish-ministri kishte vendosur në duar një pallto, në mënyrë që kamerat të mos i kapnin prangat që kishte në duar.

MOMENTI ME VIDEO: 

Pas pak Beqaj do dëshmojë para komisionit siç bëri dje edhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Edhe ky i fundit, mori leje për të dalë nga burgu dhe për të dëshmuar për disa orë rresht në Komision./ZËRI

Poll

MOS HUMB