Aktualitet

Priti ambulancën për Hamza Licin, misteri i personit të tretë në masakrën e Shkodrës, pyeten 2 policë

Në Policinë e Shkodrës janë marrë në pyetje edhe dy efektivë, të cilët dyshohet se kanë kontaktuar me të riun në vendin e ngjarjes.

k.m.
Priti ambulancën për Hamza Licin, misteri i personit të
Masakra e Dobraçit

SHKODËR- A është Ibrahim Lici personi i tretë që u pa në vendin ku ndodhi masakra e Dobraçit? Kjo është një dilemë që qarkullon prej datës 30 tetor, datë kur ndodhi edhe ngjarja e rëndë që tronditi vendin dhe u mori jetën 2 personave të pafajshëm. Mbrëmjen e djeshme, gazetarja Emi Kalaja ka zbuluar më shumë detaje. Në raportimin e saj për emisionin "Opinion", Emi Kalaja tha se personi i tretë i ka dhënë ndihmën e parë të ndjerit Hamza Lici, madje dhe ka pritur derisa kufoma e tij të merrej nga ambulanca.

Po ashtu, në Policinë e Shkodrës janë marrë në pyetje edhe dy efektivë, të cilët dyshohet se kanë kontaktuar me të riun në vendin e ngjarjes. Madje, njëri prej tyre ka foto pranë personit që ende nuk është identifikuar. 

Priti ambulancën për Hamza Licin, misteri i personit të
Personi i tretë

“Profil i rezervuar sa i takon fotove, Ibrahim Lici. Policia e Shtetit disponon foto të tij të disa viteve më parë, e fundit është dorëzuar nga vetë ai gjatë kohës që u ndalua e u la i lirë për mungesë provash në shtetin turk. Por, në këtë foto ai shfaqet me syze. Ekspertët e gjuhës së trupit thonë se bëhet fjalë për një person që është më shumë se një dëshmitar në vendin e ngjarjes, ai çalon, ka gjurmë gjaku në gishtërinjtë e tij dhe duket shumë i tensionuar. Mund të ketë qenë i përfshirë në ngjarje. Kjo video mund të jetë më e shpërndara, dhe ata që e njohin,thonë që ngjan shumë me Ibrahim Licin. Ky djalë, sipas dëshmitarëve ka qenë personi që ka nxjerrë Hamza Licin nga automjeti, i ka bërë frymëmarrje artificiale, e ka ndihmuar… I ka mbështetur kokën në trotuar dhe ka pritur autoambulancën për të marrë trupin. Ai shikon në të dy krahët e rrugës në pritje të autoambulancës. Kur trupi është marrë nga ambulanca, ai është larguar me një automjet më pas. Për të zbuluar nëse kemi të bëjmë apo jo me të njëjtin person, janë marrë në pyetje edhe dy efektivë të Policisë së Shtetit,”- tha Kalaja.

Dje, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë 'në duar' për të hetuar masakrën e Dobraçit pasi Prokuroria e Shkodrës ka dyshime të forta se atentati është porositur, organizuar dhe finalizuar nga një grup kriminal. Në ngjarjen e ndodhur në 30 tetor, Hamza Lici humbi jetën në timon për shkak të një plumbi që mori në zemër, ndërsa makina e tij përplasi një motoçikletë me të cilin udhëtonin çifti Flutura dhe Bashkim Basha. 66-vjeçarja humbi jetën në vend nga përplasja, ndërsa i shoqi ndërroi jetë të dielën në spitalin e Shkodrës. Në mjet bashkë me Licin ishte dhe Arlind Bushati, i cili ndërroi jetë gjithashtu në spital disa orë pas ngjarjes për shkak se kishte marrë një plumb në kokë./ZËRI

Poll

MOS HUMB