Aktualitet

Komisioni i Çështjeve Ligjore/ Sekretari i KLP: Duhet fond për sigurinë kibernetike! Alibeaj: Këtu duhet të ishin kryetarët

Po ashtu edhe Çërava tha se ka nevojë për mëë shumë fonde, pasi kanë nevojë për rritjen e sigurisë kibernetike.

I.F
Komisioni i Çështjeve Ligjore/ Sekretari i KLP: Duhet fond për
Emis Çërava

TIRANË- Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat u mblodh sot për të shqyrtuar projekt-buxhetin e vitit 20025.

Sipas rendit, në komision do të mbahej seanca dëggjimore me instuticionet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Ministrinë e Shtetit për Pushtetin Vendor, Shoqatën për Autonominë Vendore dhe Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë.

Fillimisht foli në Komision Emis Çërava, Sekretari i Përgjithshëm i KLP-së dhe pas tij përfaqësuesja e ILD-së, Dhurata Pasko, të cilët diskutuan për nevojat financiare në buxhetin e ardhshëm. Pasko ngriti disa shqetësimë në lidhje me ILD, ku tha se ka nevojë për dhomë të serverave dhe kërkoi shtesë fondesh. Po ashtu edhe Çërava tha se ka nevojë për mëë shumë fonde, pasi kanë nevojë për rritjen e sigurisë kibernetike.

“Për ngarkesën kemi një rregullore për orarin dhe punën. Ministria e Financave ka dhënë ato që kemi kërkuar, teksa kemi projektin e çështjes kibernetike dhe kërkohet që të mbulohet. Siguria kibernetike është pika ku kërkohet shtesë buxheti. Kemi hequr kufirin ligjor të 200 orëshin ne si Këshill, e hoqëm limitin duke parë ngarkesën dhe vetë Këshili mori vendimin. Pjesa tjetër është prapë kompetencë e PP-së, pjesa e pagesave”, tha ai.

Ndërsa opozitari Enkeled Alibeaj tha se në komision duhet të ishte prezent kryetari i KLP-së dhe jo sekretari, pasi po flitet për një çështje të rëndësishme.

“Këtu duhet të ishte kryetari ose nënkryetari i KLP-së, do të ishte në respekt të institucionit tuaj dhe Kuvendit në një çështje të rëndësishme si buxheti të ishin të pranishëm dhe të shfaqnin shqetësimet. Si vlerësohen prokurorët dhe si mbulohen pagesat në bazë të ngarkesës. A mbulohen nevojat?”, tha Alibeaj.

Ndërsa Çërava tha se ka nevojë për më shumë buxhet pasi do të happen vende të reja pune.

“Ne kemi të bëjmë me hapjen e vendeve, rritjet në detyrë, transferimet e prokurorëve, kurse pjesa tjetër i përket Prokurorisë së Përgjithshme. Shqetësimi ynë kryesor ishte puna jashtë orarit dhe limiti 200 orë që ishte i parealizueshëm dhe që ne e hoqëm me vendim, pjesa tjetër i përket Prokurorit të Përgjithshme”. /ZËRI

Poll

MOS HUMB