Aktualitet

E rëndë në Tiranë/ 14-vjeçari godet me thikë bashkëmoshatarin brenda shkollës

Siç bën me dije Policia e Shtetit, e gjitha ka nisur si një konflikt për motive të dobëta mes dy 14-vjeçarëve.

k.m.
E rëndë në Tiranë/ 14-vjeçari godet me thikë
Foto ilustruese

TIRANË- Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në një shkollë në kryeqytet, ku një i mitur ka plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tij. Siç bën me dije Policia e Shtetit, e gjitha ka nisur si një konflikt për motive të dobëta mes dy 14-vjeçarëve. Derisa një prej tyre ka nxjerrë thikë dhe ka plagosur bashkëmoshatarin e tij. 

I mituri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, por nuk bëhen të ditura detaje për gjendjen e tij shëndetësore.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për një të mitur 14 vjeç, banues në Tiranë. Ditën e djeshme, më datë 11.11.2024, në ambientet e shkollës “K.J” 14-vjeçari është konlfiktuar me një bashkëmoshatarin tij dhe gjatë konfliktit, ky i fundit është dëmtuar me mjet prerës. Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve,”-ka bërë me dije Policia për rastin./ZËRI

Poll

MOS HUMB