Aktualitet

Banorët e Poliçanit protestojnë kundër Reformës Territoriale, digjen teserat e PS-së dhe dorëhiqet kreu lokal i socialistëve

Gjatë protestës, kryetari i Partisë Socialiste në Poliçan, Erjon Zylyftari, njoftoi dorëheqjen duke e cilësuar prekjen e Bashkisë së Poliçanit nga Reforma Territoriale si "një padrejtësi" dhe "një turp të madh".

M.K.
Banorët e Poliçanit protestojnë kundër Reformës
PROTESTE NE POLIÇAN


POLIÇAN- Në Poliçan është zhvilluar këtë të enjte një protestë kundër draftit të Reformës Territoriale, ku banorët shprehën kundërshtimin e tyre ndaj propozimit për ndryshimin e statusit të bashkisë.

Një nga momentet më të forta të tubimit ishte djegia e teserave të anëtarësisë së Partisë Socialiste nga disa protestues, si shenjë revolte ndaj vendimit të propozuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Gjatë protestës, kryetari i Partisë Socialiste në Poliçan, Erjon Zylyftari, njoftoi dorëheqjen duke e cilësuar prekjen e Bashkisë së Poliçanit nga Reforma Territoriale si "një padrejtësi" dhe "një turp të madh".

Në mbyllje të protestës, banorët firmosën një peticion, përmes të cilit kërkojnë që Bashkia e Poliçanit të mos përfshihet në ndryshimet e parashikuara nga drafti i Reformës Territoriale. Protestuesit paralajmëruan se do të vijojnë kundërshtimin e tyre edhe në ditët në vijim, nëse kërkesat nuk merren në konsideratë./ZËRI

Poll

MOS HUMB